Saturday, February 21, 2015

Çamëria dhe Sistemi i Miletit

Nga Altin Kocaqi



çështja çame është njëçështje e cila nuk mund te zgjidhet drejt në se nuk njohim në mënyrë të shkëlqyer rrethanat që prodhuan problemin. Që ta kuptojmë drejtë problemin e kësaj çështje do na duhet të futemi thellë në histori dhe të njohim e analizojmë të shkuarën historike të saj.
Ku fillon problemi?
Problemi i çështjes çame nuk fillon në asnjë mënyrë në shek e XIX, përkundrazi aty ai merr formën që ne e njohim sot në këndvështrimin më të thjeshtë. Problemi fillon në Perandorinë Osmane dhe më saktë në ndërtimin e Sistemit te Miletit. Ky sistem pregatiti terrenin ku do shtrohej gjërë e gjatë historia i shqipfolësve në Greqin e sotme. Me bazë Sistemin e Miletit popullsia numërohej në bazë të besimit fetar dhe jo me bazë gjuhën e nënës. Në këtë mënyrëçdo rracë që banonte në Greqinë e sotme ndahej në myslimanë dhe në ortodoksë. Myslimanët quheshin turqë dhe ortodoksët quheshin grekë. Kjo ishte mënyra e bashkëjetesës midis osmaneve dhe fanarioteve. Këtu duhet tëgjejmë fillesat e problemit çamë dhe këtu duhet të fillojmë e të kërkojmë zgjidhjen e problemit.
Duke e futur në popull këtë frymë osmanët dhe fanariotet ia dolen ta kishin më të lehtë mbajtjen e popullsisë nën tutelën e tyre. Midis myslimanëve dhe ortodoksëve u nxit fryma e urrejtjes dhe në këtë mënyrë faktori “gjuha amtare” u la në harresë dhe nuk u muar aspak si faktor shtetformues kur erdhi koha të krijoheshin shtetet.
Pamvarësia e Greqisë solli probleme të mëdha: U bëGreqia dhe duheshin bërë grekët dhe territori i tyre. Kushtetuta e Trizinit, Maj 1827, krijoi grekët nëpërmjet dy neneve kryesore të saj: Kreu I, Pika 6: Greke janë: a.“Banorët vendas të territorit grek që besojnë te Krishti”                                                         Kreu II Pika 4: Territor grekëështë sa kemi marrë e sa do marrin armët nga dinastia osmane.
Në këtë menyrë u krijua Greqia dhe territoret e saj. Dhe kjo mënyrë përkon me logjikën e Sistemit të Miletit. Popullsia që nuk u kthye në ortodokse u këmbye si gjë e gjallë me popullsinë ortodokse të ardhur nga Turqia. Kushtetuta e Trizinit në këto dy pika është vazhdimësia e Sistemit të Miletit. Ndaj në nuk mund të gjejmë rrugëzgjidhjen më të mirë nëse nuk e njohim problemin.
E parë në këtë këndvështrim përpara nesh shtrohen rrugë të reja për zgjidhjen e problemit çam. Në këto rrugë Greqia është shumë përpara nesh dhe vazhdon ende edhe sot e kësaj dite të përparojë. Forcat politike dhe kryesisht politikanët çame duhet të fillojnë të punojnë dhe në këtë drejtim krahas drejtimeve të tjera.
Ku qendron perpara nesh Greqia? Greqia qendron perpara nesh në të njejtën politikë të vjetër e cila i dallon shqipëtarët në myslimanë e ortodoksë. Ajo që ka rëndësi për ta ështëqëtë mbizotërojë mendimi qesharak që kush është ortodoks ështëgrek ( i bie që edhe rusët, bullgarët, etj, etj të jenë grekë me këtë “logjikë”).
Atëherëç’duhet të bëjnë politikanet shqipëtarë dhe veçanërisht ata çamë? Duhet të ngrenë me çdo kosto ura miqësie me ortodoksët në Shqipëri veçanërisht në Shqipërinë e poshtme. Dhe nëpërmijet kësaj rruge të investojnë në një politikë të përbashkët afatgjate e kombëtare. Loja me njëanshmëri fetare nuk është e nuk duhet të jetë loja jonë. Nënat çame kanë lindur djemë të zgjuar e largëpamës që dinë shumë mirë se si të përballen në situata të tilla.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *