Ambasada Amerikane në Tiranë bëri mëngjesin e së premtes një koment të shkurtër, pas deklaratës së Ambasadorit Alexander Arvizu për vizat.
“Ashtu si edhe deklaroi Ambasadori Arvizu mbrëmë, Ambasada Amerikane në Tiranë do të japë viza tre vjeçare studentore, vizitori dhe punësimi, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kualifikohen. Kjo do të thotë që nëse ju konsideroheni të kualifikuar dhe merrni një vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, viza juaj do të jetë e vlefshme për 3 vjet në vend të një viti. Kjo periudhë e re vlefshmërie do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët bëjnë pushimet, studiojnë, bëjnë biznes apo vizitojnë familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht. Është e rëndësishme të theksohet se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar – secili aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në deklaratë.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *