Në cilësinë e ish – Kryeministrit shqiptar, Pandeli Majko, në një intervistë për rrjetin amerikan “Fox News” ka pranuar se Shqipëria ka qënë e përfshirë operacionet e CIA –s për marrjen në pyetje të terroristëve. Por ai shpreh shqetësimin se publikimi i raportit të Senatit mund të dëmtojë luftën kundër terrorizmit dhe besimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë.
Pandeli Majko – Ish –Kryeministër i Shqipërisë: “Sigurisht që jemi përfshirë në operacione, që janë specifikuar me kërkesat zyrtare nga institucione të ndryshme dhe pikë së pari nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Jo sepse kemi ndonjë lloj frike nga faktet e ndryshme të publikuara në raportin e fundit në Senat. Më duhet ta them hapur se kjo luftë, kjo luftë e re, lufta kundër terrorizmit, është shumë e rëndësishme. Ne kemi bërë detyrën tonë, duke u bazuar në besimin, konfidencë dhe në sigurinë kolektive që funksionon mes vendeve të NATO-s. Ajo që nuk kuptoj është sesi mund të publikohen detaje të tilla në raport ndërsa ne jemi në mes të luftës. Në luftë nevojitet besim dhe në luftë ka edhe sekrete. Dhe në mes të luftës kemi njerëz të ushtrisë, të shërbimit sekret, ndonjëherë në vijë të parë dhe kjo nuk mund të kalohet duke thënë se faktet janë fakte, gabimet janë gabime.
Duke shprehur edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për luftën ndaj terrorizmit, Majko thotë se duhet bërë shumë kujdes me informacionet që dalin për publikun, pasi kjo mund të dëmtojë pikërisht këtë luftë.
Më herët edhe ish –Kryeministri Berisha tha se Shqipëria kishte lejuar avionët e CIA –s, por mohoi që të ketë patur dijeni për raste torturash ndaj të dyshuarve për terrorizëm.
Shqipëria u përmend në raportin e CIA –s për rastin e një shtetasit gjerman me origjinë libaneze, Kahlid Al –Masri, për shkak se pas rrëmbimit në Maqedoni ai u deportua në Gjermani nëpërmjet vendit tonë.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *