Z.Sylejman
Selimi sot përfundimisht është liruar nga paraburgimi me vendim të
Gjyqtarëve të EULEX-it, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Me vendim të
njejtë janë liruar edhe bashkëluftëtarët e tij z.Sahit Jashari, Sami
Lushtaku, Jahir Demaku dhe Zeqir Demaku.
Ne ekipi mbrojtës i avokatëve të z.
Sylejman Selimit i kryesuar nga avokati amerikan z.Gregor Guy Smith,
kemi qenë tepër të brengosur për shkak të arrestimit të z.Sylejman
Selimit më 31.05.2013 dhe mbajtjes së tij në paraburgim për pothuajse dy
vite, me pretendime se kinse ai është i involvuar ne Krime të Luftës të
kryera në Likovc –Drenicë gjatë vitit 1998.
Ne avokatët e z.Sylejman Selimit jemi të
lumtur që z.Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij do të jenë
përsëri bashkë me familjet e tyre.
Gjykimi në këtë çështje të njohur tani me si rasti “Drenica” do të vazhdoje gjatë muajve Janar dhe shkurt të vitit 2015.
Ne presim që pas pëfundimit të gjykimit
ndaj tij Gjykata të sjelle një vendim të drejtë dhe të ligjshëm, e i
cili vendim do të jetë i besueshëm për popullin e Kosovës.
Tomë GashiPrishtinë, 19.12.2014
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *