Thursday, December 11, 2014

KDNJ: Shqiptaret entik ne Luginen e Preshevës, populli më i shtypur ne Evropë

Bujanoc, 10 dhjetor -Shqiptaret entik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, i bashkangjitet konstatimeve dhe shqtrsimeve të organiazatave tjera nderkombëtare se shqiptaret në Serbi përkunde rrezimit të diktatures, vazhdon shkelja flagrant e te drejtave të popullates shquipatre si shmice ne Serbine Jugore, te drjat keto  te garantuar nga karta e OKB-së por edhe nga organiazat tjera ndekrombëtare  teë cilat kane kosndieruar si mjedisin më të diskriminuarit ne Evropë.. thueht ne fillim te rpaorti të psapulbikuar  nga ana e  Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli ne Bujanoc raprt ky i cli do t’i drejtohet OKB-së, OSBE-së dhe Human Right Watch.
Viti 2014 i dinamizuar me zbrazjen e heshtur të Luginës
Megjithë tendencat simbolike për harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe që Serbia është në prag të hapjes për bisedime të disa kapitujve në procesin e integrimit të saj në BE; gjendja e tanishme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive po përkeqësohet vazhdimisht, duke e dinamizuar kësisoj largimin e heshtur të popullatës nga rajoni, ku dominojnë në numra, qytetarët me përkatësi kombëtare shqiptare. Viti 2014 e ka dinamizuar madje zbrazjen e heshtur të rajonit nga banorët, veçmas nga shqiptarët, pa shtypje klasike dhe të ashpër; por me metoda të heshtura dhe paqësore.
Serbia vazhdon që të sillet ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sikurse ndaj popullatës së padëshiruar, duke shkelur në këtë mënyrë dokumentet obliguese, që i mbrojnë dhe i garantojnë të drejtat e individit dhe kolektivitetit; rekomandimet e nxjerra nga Komisioneri i lartë i OSBE-së për mbrojtjen e pakicave; rekomandimet nga Haga, Oslo dhe Lundi; si dhe së fundi edhe rekomandimet e Lubjanës, që kanë për qëllim që të sigurojnë pjesëmarrje sa më adekuate të minoriteteve në mekanizmat shtetërore dhe publike. Serbia e cila pretendon të aderoj në Bashkimin Evropian vazhdon gjithashtu t’i injoroj obligimet më fondamentale, të parapara me Nenin 2 të “Kontratës për Bashkimin Evropian”.
Nuk mund të thuhet se është realizuar qoftë edhe një projekt i vetëm gjatë vitit 2014 i cili do të kishte pasur për qëllim përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë rajon. Autoritetet shtetërore serbe dhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;  jo vetëm që e vazhdojnë qasjen e injorimit të problemeve reale të shqiptarëve; por gjatë këtij viti, ata kanë heshtur në rastin më të mirë ndaj frymës së përgjithshme në rritje antishqiptare në Serbi, e në rastin më të keq, edhe e kanë frymëzuar dhe mbështetur atë, ku shquhet deklarata e Presidentit të Republikës, Tomislav Nikoliq, se “shqiptarët  janë një popull  i prapambetur dhe se do t’i duhen edhe 200 vjet që të bëhen shtet” . Kjo frymë mbretëruese antishqiptare në rritje ishte më e dukshme ghatë dhe pas ndeshjes futbollistike Serbi – Shqipëri, sikurse edhe gjatë dhe pas vizitës së Kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Beograd. Në një atmosferë të linçimit të këtillë medial dhe politik, shumë shqiptarë dhe pasuri të tyre u gjenden në shënjestër në mbarë Serbinë, e pothuajse asnjë sulmues nuk e mori dënimin e paraparë me ligj.
Duke e vazhduar refuzimin për të drejtën për pjesëmarrje proporcionale etnike në institucionet publike; në përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip; në përdorim të lirë dhe zyrtar të simbolit kombëtar; në barazi ekonomike dhe investime të barabarta; në bashkëpunim pa pengesa me shtetin amë; në tekste shkollore kualitative; në siguri juridike dhe në ndërprerjen e presioneve dhe shantazheve të policisë politike përmes bisedave informative; e shumë të drejtave tjera; Serbia, në vazhdimësi po forcon mostolerancën dhe shtypjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në komunën e Medvegjës, nuk pati mbase përsëri gjatë këtij viti asnjë interesim për së paku hartimin e një programi serioz, për kthimin e popullatës së zhvendosur dhe të dëbuar gjatë fundviteve ’90 dhe fillimvitet ‘2000, duke dëshmuar kështu mungesën e gatishmërisë dhe vullnetit politik për ballafaqim me të kaluarën diskriminuese me karakteristika të spastrimeve etnike.
Shteti vazhdoi këtë vit t’i trajtoj zyrtarisht shqiptarët me logjikën e rezultateve jolegjitime të regjistrimit të vitit 2011, sipas të cilit, në Serbi jetojnë aktualisht rreth 5 mijë shqiptarë. Kjo praktikë u zbatua gjatë këtij viti edhe ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar, si institucion i krijuar për respektimin dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve; ku numri i kuvendarëve u zvogëlua prej 29 në vetëm 15 anëtarë; por edhe ndaj buxhetit të KKSH-së. Aplikimi i këtyre statistikave jo të plota konsiderohet diskriminues edhe nga vetë Këshilli i Evropës, e cila e ka sugjeruar Serbinë që  duhet të “të aplikojë me fleksibilitet të dhënat e regjistrimit në mjediset ku ai është bojkotuar”.
Më vitin 2014; rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vazhdon të mbetet i militarizuar jashtë çdo norme të standardeve ndërkombëtare, me njësi të forcave speciale të policisë dhe me pjesëtarë të ushtrisë serbe; sidomos pjesa e Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe e brezit kufitar në Medvegjë; duke e mbajtur rajonin në nje geto të pashpallur, që e pamundëson zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
Bisedimet e Serbisë me Kosovën në Bruksel dhe ato me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; nuk sollën gjithashtu ndonjë relaksim dhe përmirësim të situatës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Përderisa Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë frenon çdo mundësi e realizimit të synimeve që dalin nga Plani dhe Programi i qeverisë së vitit 2001; Qeveria e Republikës së Serbisë nuk ka shfaqur asnjë gatishmëri për ta rifilluar dialogun rreth “Planit Shtatëpikësh”, si bazë e dakorduar për dialog me përfaqësuesit politik shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës .
Në aspektin ekonomik, Qeveria në Beograd nuk ka treguar ndonjë ndjeshmëri më të madhe. Jo vetëm që nuk është krijuar ndonjë strategji e hollësishme për t’i rishikuar privatizimet e deritanishme të dyshimta të ndërmarrjeve publike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; por edhe nuk janë alokuar fonde serioze për të ndihmuar zhvillimin e sektorit privat, që lëngon nga mungesa e ndërtimit të kushteve të barabarta dhe të tregut të lirë për zhvillim të sektorit privat, në përgjegjësi të autoriteteve shtetërore, të cilat zbatojnë politika selektive favorizuese për ndërmarrje të caktuara, lojale ndaj politikave qeveritare.
Në fushën e shëndetësisë, organet shtetërore nuk kanë themeluar institucione të mjekësisë sekondare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; e si pasojë; qytetarët e këtyre komunave të cilët vuajnë nga sëmundjet më të rënda, që nuk përfshihen në kuadër të mjekësisë primare, detyrohen që të kurohen nëpër institucione shëndetësore publike dhe private të Serbisë qendrore, të cilat administrohen nga personeli pothuajse tërësisht të përkatësisë serbe. Projekti i filluar shumë vite më parë, për të cilin materialisht kontribuan edhe Kosova dhe Shqipëria, ai i maternitetit në Preshevë, nuk ka filluar ende me punë, nën arsyetimin e mungesës së stafit adekuat.
Gjyqësori dhe prokuroria mbeten edhe më tej çështje diskutabile, si në aspektin e paanshmërisë politike, ashtu edhe në atë të qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët dhe grupet shoqërore . Eliminimi i gjykatës themelore në Preshevë dhe mungesa e Prokurorisë themelore për Bujanoc dhe Preshevë, jo vetëm që kanë reflektuar në pjesëmarrjen joproporcionale të shqiptarëve në këto institucione, por ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në pamundësinë e respektimit të gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në komunikim të qytetarit me organet e gjyqësorit.
Në organet e policisë dhe institucionet e tjera publike, që veprojnë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisë në Beograd, numri i shqiptarëve të punësuar mbetet edhe më tej simbolik, meqë nuk ka pasur asnjë projekt që gjendja të përmirësohet, si në aspekt të përfaqësimit të komuniteteve joserbe, e aq më shumë në zgjerimin e kompetencave për policinë lokale.
Ashtu si më parë, as  gjatë këtij viti nuk është proceduar para organeve të drejtësisë, asnjë rast i vrasjes ose i zhdukjes së civilëve, gjatë periudhës së Millosheviqit dhe gjatë konflikteve të armatosura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe pas tij; duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesën e vullnetit politik të Serbië për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj të errët;  por edhe mungesën e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; e cila shpërfaqet edhe në tolerimin e shkeljeve të shumta ligjore, nga ana e institucioneve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; që karakterizohen me metoda klientaliste dhe nepotiste të rekrutimit të punëtorëve në sektorin e administratës, arsimit, shëndetësisë, kulturës etj; si dhe me dyshime të shumta të praktikave korruptive, sidomos në fushën e prokurorimeve publike
Burimi:www.preshevajone.com


100139

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *