Tuesday, September 16, 2014

Piramidat ilire në Bosnje, zbulimet që po trondisin botën

Në Bosnje janë zbuluar disa piramida, të cilat rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët.
Për nga mënyra sesi janë ndërtuar, ata janë tejet të sofistikuara, gjë e cila ka befasuar shumë ekspertë.
Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir
Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.
Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryqytetit të Bosnjes, Sarajevë.
Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjyptit.
“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagiç, transmeton INA.
piramida
piramida 2
piramida 3
piramida 1

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *