Sulmuesi Shkëlzen Gashi pritet të luajë
sonte kundër Real Madridit në Ligën e Kampioneve, për skuadrën e tij
Bazel. Në një intervistë për gazetën kosovare, “Sport Plus”, Gashi ka
thënë se është i gatshëm të luajë kundër Realit dhe nëse i jepet
mundësia, do të shënojë edhe gol. Takimin me gjigantin spanjoll e ka
cilësuar si shumë të vështirë, por jo të pamundur për të nxjerrë
rezultat pozitiv. Ai ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare dhe
përballjen me Serbinë.
Do të luani kundër Real Madridit që ka në radhët e veta edhe Ronaldon. Çka mund të presim nga Shkëlzen Gashi?
Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e veçantë për mua, pasi do të luajmë kundër një klubi të madh siç është Real Madridi dhe Ronaldos që është më i miri. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën që kërkohet nga ne në fushë. E kemi të qartë që do të jetë shumë vështirë.
A mund të presim ndonjë gol?
Unë hyj në lojë për të ndihmuar ekipin tim dhe mundohem të jap maksimumin në çdo ndeshje. Nuk ka rëndësi kush shënon, por më e rëndësishme do të jetë fitorja e Bazelit. Do të gëzohesha shumë nëse shënoj.
Përveç Realit, ju do të luani edhe kundër Liverpulit, një skuadër me emër në botë. Sa ka forcë Bazeli që të dalë fitues përballë anglezëve?
Po, ashtu është, në grup është edhe Liverpuli, një klub shumë i fortë. Bazeli ka një skuadër të fortë, ndoshta edhe më të fortë se vitin e kaluar ku mposhti dy herë Çelsin. Kuptohet që favorit është Liverpuli, por ne nuk do të hyjmë me atë mendim, por do të luajmë për të fituar si në çdo ndeshje tjetër.
Si e parashikon fundin e fazës së grupeve?
Ende nuk e kemi luajtur asnjë ndeshje dhe është e vështirë të jap një parashikim. Të gjithë e dinë, favoritë për ta kaluar grupin janë Real Madridi dhe Liverpuli. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por në futboll është e mundur gjithçka.
Në ndeshjen kundër Portugalisë, keni qenë në pankinë, si e vlerëson fitoren e arritur në Portugali?
Kam qenë në stolin rezervë dhe jam gëzuar shumë që kemi fituar. Ka qenë një fitore e madhe dhe e paharruar. Kemi mposhtur favoritin e grupit dhe kjo është shumë pozitive. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të arrijmë atë që e kemi synim.
Më 14 tetor do të luani kundër Serbisë, sa gjasa ka që të fitoni në Beograd?
Kemi fituar në Portugali dhe mund të fitojmë edhe në Serbi. Kemi ekip shumë të mirë. Kjo ndeshje do të jetë më ndryshe dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.
Nëse futeni në lojë, si do të ndiheni dhe a do të jeni i gatshëm t’u shënoni gol serbëve?
Unë jam i gatshëm të shënoj çdo herë të më jepet rasti. Edhe kundër Serbisë, nëse trajneri më fut në lojë, unë jam i gatshëm për të shënuar gol. Detyra ime është ta ndihmoj ekipin.
A jeni i kënaqur me formën që po tregoni te skuadra e Bazelit, keni shënuar katër gola në tetë paraqitje deri më tani?
Forma ime ka shkuar duke u ngritur viteve të fundit. Mund të them se jam i kënaqur me formën që kam treguar edhe te skuadra e Bazelit, por vetëm deri më tani. Një vlerësim më i mirë do të bëhet në fund të sezonit.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *