Shkruan : Refik HASANI
Vizita e presidentit të Federatës Ruse z.Vlladimir Putin, më 16 Tetor 2014, në Beograd ishte shumë më shumë se një lajmë jo vetëm për këtë pjesë të Ballkanit por edhe më gjërë . Edhe nëse e marrim vizitën e Kryeministrit shqiptarë z.Edi Rama në Beograd më 10 Nëntor të këtij muaji jan dy vizita që krijuan huti dhe konfuzion jo vetëm në opinionin publik por edhe më gjërë .. Serbia në kohën që jemi praktikisht është duke u udhëhequr nga lideri që mbajn qëndrime më
shumë që jan të orientuar kah Federata Ruse, që Serbët i konsiderojn vllezërit e mëdhenj për nga besimi . Serbia në njërën anë është duke mbajtur ushtrime të parat dhe më të mdhat të këtij lloji të mbajtura pasi Serbia është si shtetë , por edhe në anën tjetër edhe Ushtria e Federatës Ruse këtë ushtrim është duke bërë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor . Prandaj me këtë ushtrim Ushtarak Serbia dëshiron të ruan ndikimin në Bosnjë e Hercegovinë . BE-ja, në raport me Serbin duhet të ketë kujdesë të posaqëm .Po ashtu , mbatja pardje në Beograd e një proteste të udhëqur dhe të ftuar nga Krye-radikali i posa liruar me kusht nga burgu i Hagës Voisllav Shesheli . Beogradi zyrtarë është duke u munduar të mbajë qëndrime të mira me BE-në dhe sa më shumë afër miqësisë e vllazërisë me Federatën Ruse . Derisa SHBA-ja dhe BE-ja kan aplikuar sanksione ndaj Federatës Ruse , kurse Beogradi jo që nuk aplikon sanksione që t’i bashkangjitet por është duke mbajtur ushtrime ushtarake në Serbi herë në kufi me Kroacin e herë në kufi me Kosovën . Federata Ruse dëshiron të forcohet përmesë Serbisë që kjo e fundit t’i ruan ndikimet në ish-hapsirat Jugosllave . Koncepti që tani po aplikon Serbia është edhe me Rusinë edhe me BE-në , por këto jan dy koncepte jo të njëjta po me dallime bukur të mdha . Beogradi shumë më afër është pro-Federatës Ruse se sa me konceptin e BE-së . 17 Nëntor 2014
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *