Tuesday, September 23, 2014

Tirana te tërheq ambasadorin e beogradit..

Shkruan  : Refik  HASANI

 Tirana nëse tërheq  ambasadorin e vetë të akredituar nga Beogradi , kështu ndihmohet Kosova në ballafaqim me serbët e Mitrovicës . Ky veprim është shumë domethënjës në momentin e caktuar politik dhe direkt e indirekt e sensibilizon jo vetëm opinionin publik por edhe e vë në lëvizje politikëbërjen dhe diplomacin ndërkombëtare . Kjo fletë që  edhe në Medvegjë ,  Bujanoc   dhe  Preshevë  ka shqiptarë dhe Tirana demostron zyrtarisht që nuk pajtohet me politikën që ndjek Beogradi duke diskriminuar shqiptarët e ksaj krahine  shqiptare  . Dikush do të mendonte se Tirana nuk ka tërhequr ambasadorin e vet të  akredituar në Beograd edhe për  Kosovën , por ajo ishte kohë paksa më e ndieshme kur Shqipëria ishte në një pozitë më të pafavorshme dhe gjysëm e izoluar .  Tirana më shumë nuk ishte në rrjedha dhe gati në asnjë bllok as të NATO-s e as të Paktit të Varshavës  . Tani , Tirana ka përmisuar ndieshëm  pozitën e vetë në Europë dhe mekanizma ndërkombëtar dhe  është rasti dhe moment  që  Tirana të tëheqë për një afat të caktuar ambasadorine vetë nga  Beogradi .Kjo duhet të shpreh arsyen e tërheqjes së ambasadorit dhe të cilat kushte duhet plotësuar për një periudhë të caktuar kohore .
***
Parlamenti i Shqipërsisë , në shenjë paknaqësie që Beogradi   edhe pas luftës së UÇPMB-së , marrëveshjes së Konçulit dhe garancive tjera ndërkombëtare që ka marrë  përsipër qeveria dhe parlamenti i Serbisë nuk është duke ju përmbajtur , por vazhdon ti diskrimonoj shqiptarët nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës . Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Komisionin parlamentar dhe ministrin e punëvë të brendshme  të marrë një veprim që të shprehet Tirana zyrtare që është shenjë politike dhe diplamatike  ku vetëm pasi të tërhiqet ambasada e shtetit shqiptarë e akredituar në Beograd  këtë e bën në shenjë paknaqësi , revolte që  ende të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive të  shqiptarëve të  garantuara edhe me konventa ndëkombëtare shkilen me të dy këmbët ,si  .
-       Respektimi i të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale ,
-       Përfaqësim jo adekuat  nëpër të gjitha  nivelet e  administratës lokale dhe qendrore ,
-       Mungesa e investimeve dhe prapambetja së madhe  në zhvillim ,
-       Mos respektimi  demilitarizimit , mos respektimi i përfaqësimit në policisë të zingjirit komandues,
-       Rexhistrimi i popullsisë  nuk është bërë pasi nuk janë plotësuar asnjë nga parakushtet  si  mbykqyrësit ,
-       Admnistruesit , kontrolluesit dhe minitoruesit në bazë të popullatës  shumicë në këtë krahinë ,
-       Funksionon trupi   koordinues , si projekt i qeverisë së Beogradit për tri komunat , por pa mjete të duhura  ,
-       Po , ashtu Këshilli Nacional është i themeluar   , ku jan mbajtur zgjedhjet   dhe funksionon , por të lë shumë  për të dëshiruar  me efektet  jo të mira   në terren   .
Edhe ashtu në preambullën e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë  , citojm : Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,  për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,  me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,  me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit , mbaron ky citat .

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *