“Ajo flitej, që kur u ndëtua ( KULLA BABELIT)”
Kulla e Babelit që përmendet në bibël, ishte një kullë në ndërtim për të arritur qiellin dhe vehtë Zotin. Njerëzimi i bashkuar që flitnin të njëjtën gjuhë, nisën te ndëtonin këtë kullë gjigande. Perëndia që vëzhgonte kryelartësinë e njerëzimit, vendosi të përshtjellonte gjuhën e njerëzimit, që ata të mos kuptohen më me njëri-tjetrin..
Ashtu Zoti e bëri dhe kështu parandaloi çdo përpjekje kolosale të tillë në të ardhmen e njerëzimit. Njerëzit, te nesërmen nuk u kuptuan më. Zoti lindi gjuhët e botës.
Shqipja është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT! Po, po, mos kini frikë, provat janë të shumta dhe sistematike. Ato gjenden në mbi 200000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) të kulturës më të lashtë të botës – asaj sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur atë vend Super (Shumer) apo “Shum Erë”. Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, enginjur, e ngopur, e begatë. Provat gjenden edhe në 3-4 miliardë kopje të Biblës në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i krijimit”. Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjetër”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP me fjalët “në fillim”. Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për prejardhjen nga gjuha shqipe edhe të tregimeve biblike. Një provë tjetër, përsëri në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”.
Fjala Nefilim sot u vishet "fallen angels" por eshte ne fillim te njerezimit. Fjala njeri= nje i ri, krijese e re. Fjala Genesis= qe nisi, filloi. Fjala Babel= ban bel-bel, belbezon ne shqipen e sotme ose i merret goja, Fjala Atlas= at i lasht e qindra fjale te tjera qe askush nuk do ti merret me to.
ReplyDelete