Presidenti rus, Vladimir Putin firmosi ditën e sotme dekretin për
njohjen e Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran. Akti në fjalë duket se
është një hap pas nga deklaratat që presidenti rus ka bërë ditën e
djeshme ku foli për bashkim të Krimesë, me Rusinë.
Sot ai ka firmosur njohjen e pavarësisë së Krimesë, por jo bashkimin e saj me Rusinë. Republika Autonome e Krimesë mbajti dje referendumin për bashkimin me Rusinë, ku 96 % e votuesve votuan pro.
“Bazuar në vullnetin e qytetarëve të Krimesë, të shprehur në referendumin e mbajtur më 16 mars 2014,firmoset dekreti për njohjen e Republikës së Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran, me kryeqytet Sevastopolin”, ka firmosur Putin.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Krimeja u shpall shtet sovran dhe i pavarur pas referendumit dhe miratimit të tij në parlamentin e saj.
Ajo ka kërkuar që OKB-ja ta njoh sis shtet të pavarur. “Republika e Krimesë kërkon që të ndërtojë marrëdhënie reciproke, paqësore dhe me shtetet e tjera të rajonit, Europës apo mbarë botës”, shkruan një deklaratë e parlamentit të Krimesë, i cili ka votuar në mënyrë unanime bashkimin me Federatën Ruse.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *