Wednesday, December 02, 2015

Ultimatum për përjashtimin e Greqisë nga Shengeni


Ultimatum deri më 17-18 dhjetor kanë dhënë shtetet anëtare të BE-së qeverisë greke për të promovuar masa për të cilat ka rënë dakord për të zgjidhur problemin e refugjatëve.
Përndryshe, Greqia kërcënohet më daljen nga Traktati i Shengenit.

Afati i fundit për zgjidhjen e problemeve  skadon më 17-18 dhjetor, deri në Samitin e BE-së. Greqia  akuzohet se nuk ka vepruar në përputhje me çdo pjesë të marrëveshjes. Në veçanti pikat kritike në të cilën fokusohet BE janë:
Funksionimi jo i plotë i pikës së  nxehtë në Lesvos
Refuzimi i dërgesës së 400 punonjësve të  Frontex për forcimin e kufijve të Greqisë
Refuzimi për të përdorur ndërhyrjen e  shpejtë kufitare Teams FRONTEX
Refuzimi për të dërguar 300 makina për regjistrimin e shenjave të gishtave
Mediat ndërkombëtare:  Greqia është “thembra e Akilit” e Traktatit të Shengenit.
Mediat ndërkombëtare, me tituj si “Greqia është thembra e Akilit e zonës Shengen”, dhe argumentojnë se Greqia përballet me ultimatumin e BE-së për menaxhimin e krizës së emigrimit.
Prandaj  Komuniteti ka deklaruar se BE-ja ka paralajmëruar Athinën se do të përballet me pezullimin nga Shengeni nëse nuk shqyrton në kohë problemin e manaxhimit të emigracionit duke i lënë afat deri në  mes të dhjetorit, kohë në të cilën do të zhvillohet dhe Samiti.
Në të vërtetë, Ministrat e Brendshëm Evropianë në takimin e tyre të radhës ditën e premten, bënë të qartë se nëse Athina nuk do të marrë veprime ndaj saj do të ndërmeren masa drastike.
Paralajmërimi se këto masa drastike mund të përfshijnë pezullimin nga Traktati i Shengenit iu është  përsëritur shpesh autoriteteve greke në ditët e fundit.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian pritet të propozojë këtë muaj një forcë të përbashkët të kufirit për të marrë përsipër ruajtjen e kufirit, ndërsa zyrtarët evropianë duken të  irrituar nga  refuzimi i Athinës për të pranuar një mision të veçantë të Frontex, si dhe të rishikojë sistemin e saj për regjistrimi i refugjatëve.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *