Protesta e Partisë Demokratike në Ditën Kombëtare të Rinisë ka gjetur vend edhe në mediat ndërkombëtare.
BBC shkruan se pati “fërkime”
mes protestuesve dhe policisë, por nuk raportohen incidente të rënda. Gjiganti britanik shkruan në versionin online se protestuesit hodhën gurë dhe vezë në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama.
BBC kujton se protesta zhvillohej në 25-vjetorin e demonstratave studentore të Dhjetorit 1990, që rrëzuan regjimin komunist.
“Opozita shqiptare zbret në rrugë”. Me këtë titull nis shkrimin prestigjiozja amerikane, “New York Times”. Kjo agjenci vë në dukje faktin se opozita ka dalë në rrugë për të kundërshtuar reformat e qeverisë. Kjo e fundit, shkruan New York Times”, ka shkaktuar mjaft pakënaqësi me aksionet e saj kundër informalitetit dhe debitorëve të energjisë.
Ashtu si “New York Times”, edhe DailyMail, në shkrimin me të njëjtin titull, thotë se opozita doli në rrugë për të kundërshtuar reformat ekonomike të qeverisë, që sipas saj, po varfërojnë qytetarët.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *