Saturday, December 12, 2015

Fluks i madh Emigrantesh ne Shqiperi !!


TIRANË– Ajo që ishte thënë prej kohësh se emigrantët që ikin nga lufta në vendet e Lindjes mund të përdorin Shqipërinë si korridor drejt vendeve të BE, po ndodh. Sot në Gjirokastër janë kapur 12 të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht  nga Greqia në Shqipëri, me destinacion Gjermaninë.

Siç bën të ditur policia, klandestinët janë kapur në rrugën Kakavijë – Gjirokastër, në segmentin rrugor “Llongo -Vrisera”. Ata ishin duke ecur në këmbë, në momentin kur i ka pikasur policia.
Pas verifikimit këta shtetas u dërguan në qëndrën për emigrantët në Tiranë.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *