Një zgjidhje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy Shqipërisë dhe Greqisë vjen nga ministri i Jashtëm grek.
Ministri Nikos Kotzias deklaroi se, do t’i propozojë palës shqiptare një paketë zgjidhje për gjithë problemet në marrëdhëniet dypalëshe,pa permendure CAMERINE.
Sipas tij, zgjidhja do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të dy popujve. Kotzias e ka bërë këtë deklaratë gjatë ligjëratës që mbajti në qendrën e studimeve europiane, në ‘Saint Antony’s College’ të Universitetit të Oksfordit.
Një pjesë e mirë e ligjëratës me temë “Politika e jashtme greke në kohën e krizës”, u kushtohej marrëdhënieve të Greqisë me vendet fqinje, të cilat mbartin jo pak problematika.
“Me Shqipërinë na lidh një e kaluar e përbashkët e pasur, ëndrra dhe perspektiva të përbashkëta”, deklaroi Kotzias.
“Ekzistojnë edhe shumë probleme nga e kaluara, por edhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit të vendit fqinj, si mos zbatimi i atyre për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, të drejtat e minoritetit grek”, tha ministri grek.
Kotzias shtoi se, “ne kemi predispozicionin t’i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një paketë zgjidhje për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve”.
Sipas Kotzias, zgjidhja e propozuar do të jetë larg nacionalizmave të tipit ballkanik dhe sjelljeve, me të cilat prodhohet më shumë histori nga sa mund të konsumojë rajoni. Kotzias planifikon të zhvillojë një turne rajonal në fund të këtij muaji dhe një nga stacionet, siç ka thënë vetë ai, do të jetë edhe Tirana.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *