Tuesday, September 15, 2015

Dardanet themeluesit e Trojes (VIDEO DOKUMENTAR)

Nga: Kol Marku

Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar në bazë të skanarit dhe regjisë së z. Kol MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së PARË, dhe pjesët e TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet dhe për rolin e të mbijetuareve të saj siç ishte, Enea Dardanidi. (kushuiri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes).

Ky hero dhe dhe të tjerë që e shoqeronin , u bënë të famshem më bëmat dhe avanturat e tyre në vazhdim te rruges së tyre në kerkim të një vëndi të ri, ato shkuan në Thrake, Krete,


Epir, Sicili, Itali, Afrike dhe rikthehen përseri, deri sa u vëndosen përfundimishte në Itali. Pikërisht për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjale dhe në pjesët e tjera të dokumentarit në vazhdim. Pra, do të trajtojme ngjarjet e këtij fisi të lavdishëm të DARDAN, i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e tij në qytetin e famshëm të TROJES, por pas rënjes së saj të mbijetuarit , e nder to, heroj kryesorë Enea Dardanidi, themeloj në Itali, qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani, themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti) me trojanë të tjerë shkuan deri në Britani, ku themeluan qytetin e Londres që e quajtën ‹‹Troja e Re››. Gjithashtu u thmeluan dhe troja të tjera, po nga princer Pellasgë, Ilir e Dardanë; si në Epir (Butrint) në Venecia (Itali), e vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në ne dinastine e Alba Longes në disa breza, themeluan më pas në vitin (753 p.e.s.) qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin e lavdisë se saj me civilizimin e famshëm romak.
***
Ndersa në luftën e trojës sipas Homerit, nga ana e mesymëseve kishte Akej,Argas dhe Danianë, që të gjithë këto do ti shikoni gjatë filmit se ishin fise pellasgë. Nuk kishte, as Helene dhe as Greke. Dhe se të gjithë zakonet doket, dhe hyjnite dhe gjuha ishin të përbashkëta, po ashtu dhe emrat e herojvë , shpjegohen vetem me shqipen e sotme dhe nuk kanë fare kuptim me gjuhen greke koinë. Kodi i nderit: mikpritja,fjala e dhëne besa, buka, gjakmarrja etj, që janë prezente tek Iliada i gjejmë më vonë tek "Kanuni" i Lek Dukagjinit,i Skenderbeut dhe Laberise (siç i ka verejtur studjuesi Muho), dhe tregojnë dukshem së kemi të bëjme me të paret e Shqipëtarve; siç ishin Pellasgët, Ilirët apo Dardanët.
***
Disa të dhëna letrare- shkurt: Dardanët ishin fis Trojanë dhe Ilir. Stabonin thoshte se : "Dardania e Azise së Vogël është themeluar nga Dardani i Ilirisë".(1) Pra nga të dhenat që sjellin autoret antik dardanët e Trojës janë të njëjtë me dardanët e Ilirisë dhe ato janë me origjine Pellasge, Ilire, pasi dalin si pellasgë, ilirë dhe trojanë. Në boten antike Dardanët e Ilirisë me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njejtin emer që jetonte në Azinë e Vogël J-P.,dhe që emrin e të cilit e mori krahina e Dardanise nga rrjedh dhe sot emri i Dardaneleve. Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vëndosja e tyrë në Romë pas luftes së Trojës është përjetësuar në Eniadën e Virgjilit, ndersa emigrimi i tyrë më tej, për në Britani është përjetësuar nga Geofrey of Manmonths, me "Historia e mbreteve Britanik".(2)

Fisi dardan i ilireve (që sot quhet me emrin sllav Kosovë) është në teritorin e tij etnik dhe përbën një pjesë të madhe të asaj që quhët komb shqipëtar... Ky fis i lavdishem Ilir i mbijetoj dyndjeve barbare duke ruajtur etnicitetin dhe gjuhën Ilire. Pra Dardanët janë vete dardanët e Ilirisë që kanë themeluar Trojën ata janë themeluesit e njerit, prej qytetërimeve më të vjetra të botës, atij të Trojës, por gjithashtu nga ky fis dardanësh u themelua edhe Roma që u bë përandori disa shekullorë.(2)
1-Straboni, lib.VII,32; 2-E.Kocaqi: Roli Pellago-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuheve Europiane.Tiranë Prill 2007.f.61-62.
***
Këtu poshtë po ndiçni ciklin në vazhdim të filmit dokumantar "DARDANET" themeluesit e qytetit të TROJËS, ROMËS, LONDRËS, PARISIT, etj..

PJESA E PARE

http://kolmarku.altervista.org/

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *