Friday, June 12, 2015

Kryeministër i Qeverisë teknike-kalimtare të Maqedonisë do të duhej të jetë shqiptarë nga Kumanova


Shkruan : Mr. Sc. Refik HASANI

Pasi rastit të Kumanovës edhe Marrëveshja e Ohrit, do të duhej të rishikohet duke u plotësuar dhe pasuruar.
Maqedonia përbëhet nga nacionaliteti Shqipar dhe Maqedon , prandaj nëse dëshirohet të funksionalizohet ky shtet duhet me rotacion të gjitha pozitat e larta qendrore të jen të barabarta . Pozita e Presidentit , Kryeministrit , Kryetarit të Parlamentit , Shef i Armatës , Policisë , Shërbimit të fshehtë , Gjykatës Kushtetuese e Supreme , Prokurorisë së shtetit , etj do të duhej të udhëhiqen nga dy nacionalitete që e përbëjn këtë shtet vetëm si të barabarta në të gjitha nivelet dhe segmentet qendrore të këtij sheti .

Vazhdimisht nuk fuksionon që të jen Ministra të Arsimit , mbrendshëm , Financave , Jashtëm , Shendëtsisë , Kulturës , nga njeri nacionalitet . Kur Mekanizmi , instanca dhe strukturat e Bashkimit Evropian funksionojn me rotacion pse këto nuk mund te zbatohen edhe në Maqedoni . Edhe simbolet , llogot e flamuri duhet të ketë elemente të shqiptarëve dhe maqedonasave vendas , pa harruar edhe himnin valutën-monedhën kombëtare dhe të gjitha që kan kuptim të funksionimit të këtij shteti, pas situatës së kijuar pikërisht nga qyteti i Kumanovës kryeministër i Qeverisë teknike-kalimtare të Maqedonisë do të duhej të jetë shqiptarë , por jo nga subjekti politik BDI dhe PDSH –ja.
10 Qershor 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *