vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”
Maximilian
Lambertz
Sa
për të njoftuar publikun tonë lexues, po ua tregojmë peripecitë
tona me gjuhën e parë e të folur të njerëzimit, gjuhën e
vjetër, që është gjuha shqipe.
Disa
thonë se ajo është shkruar nga Kongresi
i Manastirit,
më 1930, e disa thonë se ajo ka qenë e shkruar edhe më përpara,
p.sh. nga Sumerishtja. Një analist të përkryer të saj e kemi në
Shqipëri, e ai është miku im, Anastas
Shuke.
Disa të tjerë thonë se fillon të shkruhet nga Sankskritishtja.
Ate e ka studiuar Gjegj
Zheji.
Ndër pasuesit e tij, po e theksoj Agron
Dalipajn...
Është
e vështirë që të lexohen mirë vizatimet e para, grafikat apo
shenjat
Thotit,
pra gjërat e vjetra mija vjeçare. Qindra
herë kthehemi në filllim.
Mija
vjet më parë, kur ka filluar të flasë njeriu, e cila mund të
quhet nga disa personalitete, e njërin nga këto personalitete po e
parafrazojnë me fjalët e mira e qëllime të vërteta, ka qenë një
gjuhë imituese e zhurmave natyrore, të cilën Fredi
Balaj
e quan si gjuhë
onometopeike,
të kuluar e gurgulluese, praktike dhe njërrokshe, sugjestionuese
dhe dehëse,1
si një oqean nga i cili formohen gradualisht provat e para të
folura të njerëzimit. Në këtë kohë fillon gjuha e parë e
njerëzimit, por gjuhëtarët e botës nuk kanë mendime të
përbashkëta. Një pjesë e tyre janë rob të shkrimeve të vjetra,
të nxjerra në opinion. Në radhë të parë, janë
gjuhët artificiale.
Ato kanë lindur shumë më vonë në histori dhe e kanë pasur
qëllimin shkatërrues për gjuhët paraprake.
Mjerisht,
pjesa dërmuese e shkencëtarëve bien pré e literaturës së lexuar
greko-italiane. Ka gjuhëtar më të mirë e që janë shqiptar, si
Spiro
Kondo,
Niko
Stylo,
Arif
Mati,
Eqrem
M. Zenelaj,
Mëhill
Elezi,
Dhimitër
Pilika,
Muharrem
Abazaj,
Anastas
Shuke,
etj. Anastas
Shuke,
e deshifron gjuhën
sumerike,
5300-5200
vite p.e.s.,
ndërsa, për veten time, po e them se jam zhytur në alfabetin e
parë të gjuhës shqipe, alfabetin
diellor,
që është 2000-3000 vite para gjuhës sumerike. Me këte, bëjnë
7300-7200 vite p.e.s.
Kodi
i zbërthimit të këtij misteri të mbarë njerëzimit, zë fill me
Fjalën.
Zotri Kastriot
Melushi,
na e thotë:
“Çdo
fillim ka të bëjë vetë fjalën.
Në Bibël shkruhet se <fjala ishte e para dhe me te u bë
gjithçka>...”2
Në
fakt, gjuha
shqipe
ka qenë në fillim, në zanafillë,
fjala e parë e Biblës, të shkruar në gjuhën shqipe, “Nephillim”,
ndonëse është përkthyer në 2000 e sa gjuhë të botës, por këtë
thënie shqipe dhe gege nuk ka mundur askush që ta përkthejë.3
Dokumentohet pra se gjuha
shqipe ua ka dhënë të gjitha gjuhëve të tjera rrënjët e veta,
të cilat kanë lindur në radhë të parë nga gjuha shqipe, e
ka marrë prej tyre këto fjalë me shtesa e papashtesa.
Pa e njohur etimologjinë, nuk mund t`i studiojmë mirë këto gjëra
të gjuhësisë.
Do
të kthehemi më vonë te etimologjia dhe gjuhësia, por në radhë
të parë të themi se pas
Kongresit të Drejtshkrimit, të mbajtur në Manastir, sot nën
Maqedoninë Veriore, me 1930, thika e dytë në zemrën e kombit
shqiptar, vie nga këto dy “disciplina
shkencore”,
gjuhësia dhe etimologjia zyrtare e gjuhës shqipe, e cila mbikëqyret
prej armiqve më të afërt me shqiptarët, në radhë të parë të
të ashtuquajturëve “greko-serbë”;
dhe e të tjerëve varg e vi, nga bota, deri te organizata
ndërkombëtare, si OKB-ja, që e ka venë në listën e gjuhëve “të
vjetra”
gjuhën ruse, si “gjuhë
zyrtare”,
e nuk
e marrin apo nuk e njohin gjuhën e parë të botës e të
njerëzimit-gjuhën mëmë,
gjuhën
shqipe.
E
dimë se Sorrosi është multimiliader i botës, por ai qe disa apo
dhjetra vite finacon mafiet serbo-greke për ndarë në mes tyre
kombin shqiptar dhe për ta sunduar Serbia e Greqia, përndryshe do
të zhdukeshin si më të parat shtete. Zatën, ato i mbishikojnë
“studiusit”
shqiptarë dhe i dirigjojnë me duar të padukshme e indirekte, edhe
“studiusit”
e “mëdhenj”
shqiptarë, si Eqrem Çabej, Anila Omari e Kolec Topalli, të cilët
nuk
e njohin etimologjinë
dhe e nxjerrin "shkencërisht"
shqipen 93% të huazuar dhe 7% e lënë në diskutim.
Nuk
jemi të parët që kemi polemizuar gjatë këtyre viteve, madje një
pjesë e jona është bërë themeluese e Akademisë
Alternative Shkencore,
që të kemi mundësi të konstatojmë mirë ndaj Kolec Topallit,
Anila Omarit, e të tjerëve, si pjesëtarë të Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë.
Po
ua rikujtoj njëherë një nga shkencëtarët e albanologjisë,
Akademikun e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akad. Prof. Dr.
Idiz
Ajetin,
i cili thotë:
“Gjuha,
si dihet, është një mrekulli e madhe, që e ka krijuar njeriu.”4
Pra,
gjuha është e para që ia ka bërë të mundur njeriut që të
dallohet nga bota shtazore dhe të quhet njeri, që di të mendojë e
të flasë. I
dituri do t`ua lë porosi përvojën e mirëfilltë të të gjitha
gjeneratave paraprake dhe ta
shprehë madje me shkrim miliona vite përpara gjeneratave të reja,
në vazhdimësi.
Njeriu i kohës sonë nuk e lodhë mendjen apo nuk e futë në punë
aspak kokën të sqarojë shkencorisht pse na quajnë dardano-albanë,
i pari fis nga territori i Yllirëve,
me
trekendëshin NISH-SHKUP-SOFJE,
i cili ka qenë tekstualisht trekëndëshi më i mirë i krijimit të
parë të gjuhës sonë, gjuhës
shqipe5.
Aq më pak, ata nuk i studiojnë mirëfilli iliro-shqiptarët,
sikur të zgjoheshin më vonë e flasin jerëm, prej gjumit
shekullor. Kjo po na kthen vetëm në fillim të shkrimit. Kodi
i zbërthimit të çdo misteri lidhet me fjalën,
si p.sh. te Gjegj
Zheji,
i cili thot se në qendër të librit të tij është “Fjala”.
si në librat e shenjta.6
Çdo
libër i feve fillon me fjalën, shkrimin e leximin.
Askush deri më sot nuk e ka ditur se në 12
pllakat e zmeraldit jeshil,
të formuara prej një materiali, të
cilave nuk u dihet përmbajta, e as që mund të asgjësohen,
kjo sentencë së pari thuhet.
Në
të vërtetë janë të bëra në atë material i cili mund t`u
rezistojë të gjitha elementeve dhe substancave të botës, por në
krye të tyre i kanë të shënuara fjalët profetike: “Lexo
dhe mëso!”.
Drita mbrenda ndërgjegjes të atij që di të lexojë përsëri
rizgjohet, sepse drita e madhe, që është brenda njeriut, brenda
zemrës, është drita e gjëdhendur në ato pllaka zmeraldi.
Këta
pllaka sot janë qarta. Në radhë të parë janë sjellur në
shqipen tonë e gegërishte, të përkthyera të gjitha pllakat
origjinale, nga Dr.
Maurice Doreal;
në gjuhën italiane nga Elipo
Lupo,
e në gjuhën shqipe nga Skënder
Hushi,
i ndihmuar nga fëmijtë e tij, Erini
dhe Romina,
të
shkruara prej Thotit të Atlantidës, 12.000 vjet p.e.s.,
i
shpëtuar nga përmbytja e Atlantidës,
në mes të Britanisë së Madhe, Irlandës e Islandës dhe Amerikës.
7
Këto
pllaka, të cilat mbahen
ende sekret nga shtetet që i ruajnë,
janë të mbushura me shenjat
e gjuhës së parë simbolike të Thotit të Atlantidës
nëpër të gjitha portat
e këtyre simboleve,
shkrimeve me alfabetin fonetik të tij, janë
çelësi për të hyrë tek e vërteta, tek e drejta, tek hyjnorja.
Në
të vërtetë, këto janë fusha mendimesh.
Të gjitha ligjet e rregullat që evoluojnë midis njeriut material,
shpirtëror e intelektual e fuqizojnë dëshirën e mëtutjeshme të
dijes e studimit. Neve na futë pakrahasimisht etja për dijen e
vërtetë, për diturinë e saktë, për njohjen sa më shkencore,
për DRITË, për Diell, anipse nuk na e “dëshirojnë”
në
radhë të parë armiqtë e pakursyer, të cilët nga veriu e jugu
çdo minutë të vetëdijes së tyre nuk i kursejnë të na e kthejnë
kokën mbrapsht, pra në
mosdije.
Këtë etje të madhe nuk na e japin as shqiptarët “shkencëtarë”
e as të huajtë, që kanë filluar vonë t`i kthejnë sytë nga
kombi i shkapërderdhur nga robëria e pa shpirtë rreth e rrotull
tij. Po e themi se ajo mund të dokumetohet në histori, me Lojërat
Olimpike, 776 vite para lindjes së Krishtit, pra 2796
vite prej
këtij viti, sepse armiqët tanë bëjnë përpjekje për të na lënë
në “shekujt
e errët”8
dhe të fillojmë prej botimit në gjuhën artificiale “greke”
dhe “latine”,
të cilat kanë dalur prej shqipes, por e vjedhin këtë kohë dhe
këto akte. Nuk u dashka që ta njohim të vërtetën!...
E
vërteta është e vërtetë,
sepse çdo
lakim nga kjo ka të bëjë me lakimet e qëllimta, me gjënjeshtën
e të pavërtetën.
Në radhë të parë e kanë harruar “dijetarët”
se kush janë ata që na kanë quajtur neve “albanë”
, e studiusit e çështjes së albanologjisë, “albanolog”.
Gjuha
shqipe ka filluar të thirret nga latinët "gjuha
albane" apo
"Albanensis-e",
ndërsa "Albaniorum"-
shqiptarët dhe "Albania"-Shqipëria.9
Mos të harrojmë ato që i thashë më parë dhe kanë qenë të
dhëna edhe në faqen time provizore, me të gjitha gabimet
ortografike. Në të vërtetë, mos i harroni disa shkencëtar, si
Maximilian
Lambertz,
me këtë thënie në krye të këtyre artikujve shkencor, apo të G.
W. Leibniz,
e të tjerë, që na i hapin sytë të shikojmë më tutje, apo më
thellë, në kohëra më të vjetra. Po e marrim edhe një, nga kohët
antike, Gaius
Plinius Sekundus,
i cili ka thënë se “ilirët
e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e
morën nga ilirët”.
Ate e kanë patur nëpër duar prej themelimit të kësaj gjuhe
(latine) dhe gjuhëve të dalura prej latinishtes, të krijuara më
vonë.10
Normalisht, nuk e përsërisin tjetër, përderisa nuk e thonë vetë
shqiptarët.
Siç
e thotë Akad. Prof. Dr. Idriz
Ajeti,
në këto qëllime nuk duhet të kemi as fijen më të vogël të
tendenciozitetit dhe ta arrijnë nëpërmes të punës sonë
sistematike, dhe pikërisht ata që janë të zhveshur nga
paragjykimet.11
Çdo
trajtim fillon nga gjeneza.
Në këtë rast, nga gjeneza e parë e gjuhës shqipe. Niset nga
hipoteza, nga ha-mendejt e njeriut, çka e ka bazë mendjen e
njeriut, që di të mendojë e të shqyrtojë. Njerëzit e mëdhenj
japin ato që ua zë mendja, si mendime e konkluzione të tyre, me aq
sa e njohin dhe e dinë ata. Në lidhje me shkencën e historisë e
të gjuhësisë, këto
janë hipotezat e njeriut.
Një hipotezë që nuk dëshmohet e vërtetohet si mendime të
vërteta të njerëzve për këtë çështje, nuk
ngrehen në teori.
“Historia
është mësuesja e jetës”,
e thotë fjala e urtë latine. Ka mendime të shumta në botë për
këtë çështje të gjenezës. Midis shkencëtarëve të ndryshëm
të botës nuk mund të ketë pajtime të mira e të menjëhershme,
por duhet të bëhen prova sa më të vërteta e sa më shkencore, që
të arrihet një gjë e tillë.
Zgjidhja
vie vetëm nga shkenca,
siç thoshte Akad. Prof. Dr. Idriz
Ajeti,
sepse të painformuarit mund të ngatërrojnë çështjen, ashtu siç
ndodhë me shumë probleme nga fusha e historisë e gjuhësisë, edhe
me vetë çështjen e gjenezës së gjuhës shqipe.12
“Studimi
i trashëgimisë kulturore të një populli ka për qëllim që
përveç të tjerash, të dëshmojë vetëmohimet e tij të mëdha
dhe qëndresën në mbrojtjen e të drejtave vitale dhe themelore për
një jetë të denjë, njerëzore në trevat e tij të gjëra ku
jeton me shekuj. Kjo është e nevojshme para së gjithash për
ngritjen e vetëdijes së popullit, sidomos të brezit të ri.”13
Po
e themi se janë të paqëndrueshme shumica e gjykimeve të tjerëve
për çështjen e studimit të së kaluarës, në ate të cilën e
kanë shkruar dhe po e shkruajnë mëtutje në librat e historisë,
kulturës, gjuhësisë, etimologjisë, apo edhe në zbulimet
arkeologjike, sidomos në parahistori, nga të ashtuquajturit
“shkencëtar
shqiptar”,
por edhe botëror. Harrojnë ata se iliro-pellazgët janë kombi i
vërtetë i tërë njerëzimit të botës dhe ai ua ka hapur sytë me
anë të simboleve,
e të cilat janë forma e parë e shkrimit apo grafikës së tyre, me
të cilat lidhet koha e parahistorisë me kohën e epokës së re.
Nuk
duhet te jemi kokulur ndaj këtyre shkrimeve, të cilat gjenden
dikund e na shqetësojnë, megjithëse autorët aspak nuk i njohin
gjërat e tilla, ose janë të “dërguar”
përpara nga lëvizjet e tyre të mendimit dhe nuk e njohin të
drejtën e të vërtetën shkencore.
Gjuha
e mendimit të vjetër njerëzor ka qenë mendimi simbolik,
i shprehur me figura, me simbole, me grafika.
Shkencëtarët
duhet t`i njohin këto gjëra. Nuk duhet të nisen nga mënyra e
papërkufizuar, pa e ditur se prej ku janë nisur këta njerëz me
këto gjykime. Nëse nuk e kanë zotëruar këtë disciplinë
shkencore, apo e kanë lënë kështu prej mungesës së njohurive,
ose prej rrugës së gabuar shkencore, e bëjnë me qëllim që ta
shkatërrojnë këtë gjuhë të vjetër, gjuhën shqipe, që
është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët.
Siç shprehet Taulant
Hatia,
në parathënien e veprës së Xhuzepe
Krispit,
duke rekomomanduar shkrimin e tij të gjuhësisë e albanologjisë
“Memoria
sulla lingua albanese”,
të botuar në Palermo, më 1821, është
gjuha shqipe nëna e gjuhëve14
dhe kjo gjuhë jo vetëm që flitet ndër mija vjeçarë në
Shqipëri, në Epirin Jugor apo Çamëri, në Maqedoninë Veriore, në
Kosovë (që ka qenë më madhe, si Dardania), në Serbi, Malin e Zi,
në Kroaci, në Italinë Jugore dhe Siçeli, në Turqi, pjesërisht
në Bullgari e në Rumani, por flitet më pak në vendet e tjera të
botës.
Ne,
do të shohim këtë gjë më vonë, sepse janë shumë vende që e
kanë për bazë gjuhën shqipe dhe harrojnë apo nuk e njohin
shkencëtarët këtë gjuhë.
Nuk
do mend se gjuha shqipe është gjuha e vjetër, është gjuha mëmë
për të gjitha gjuhët; është
baza e etimologjjisë së të gjitha gjuhëve
prej Indisë e deri në Amerikën Latine; është
gjuha e shenjtë fonetike e Thotit.
Kohët
e fundit po
vërtetohet
se gjuhët
e vjetra,
psh. ajo sumerike
dhe gjuha
shqipe
janë nënë e bijë dhe sumerikja
është
bija e shqipes.
Shkurt,
po detyrohemi që të bëjmë një sprovë të denjë të kësaj
teme. A do ta shohin apo a do ta pranojnë njëherë opinioni i gjërë
shqiptarë e botëror vizionin tonë, kjo varet sa ne i gjurmojmë
këto tunele të paditura shkencore dhe se sa janë të shkëputur
nga politika ditore apo edhe nga injoranca që e ka mbuluar këtë
shkencë të njerëzimit. Shkenca nuk varet nga persiatja e jonë dhe
nuk varet nga mendimi i njeriut. Gjithçka që shkuhet prej atyre që
quhen njerëz, janë mendime të njeriut, qoftë i pasur apo i
mëkëmbur, prej klasave skllavopronare e deri më sot, të cilët i
kanë mjetet në duar të tyre. Mendimi
shkencor bazohet në teori të nxjerrura nga përvoja e gjatë e
njeriut,
e cila, na është e vërtetuar tri herë si mendim shkencor, si “e
saktë”. Atëherë, kjo ka rrënjë të thella nga përvoja e gjatë
njerëzore.
Çdo
gjë që shkruhet nga njeriu, janë meditime të njeriut.
Shkenca bazohet mbi fakte të dëshmuara, të shqyrtuara në të
dhëna të dijeve e të së vërtetës. E
vërteta e dijes,
si ka thënë ndër të parët, Thoti,
nga përvoja e jonë e hershme, është
drita e vetëdijes sonë.
Thoti,
i pari i njerëzve, iliro-pellazgë,
që
flet shqip,
e asnjë gjuhë tjetër, edhe nëse ka lindur prej Nënës e jo i
ardhur prej ZOTIT, e çka është NJERI i takon NJERËZORES, prandaj
njerëzorja e ka DIJEN e DRITËN, si ZANAFILË të veten, është
përfshirë e tëra në DIJE
TË NJERIUT,
pra ai DI, është U DI, arbërisht, “Unë
e DI”,
siç thotë Xhusepe
Katapano:
a)
u gdhi, agoi, u shfaq drita, u bë dritë;
Do
të shohim edhe në vazhdimet tona...
3
Shikone shkrimin tim, në faqen e „web“-it provizor “Edhe
njëherë për shqiponjën dhe shqiptarët-I”,
të dhënë në
http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/
.
4
Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, „Për të
vërtetën shkencore“, Akademia e
Shkecave dhe e Arteve të Kosovës, libri
33, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Grafoprint, Prishtinë
2006, faqe 155.
5
Shikoni po deshët veprën time, Brahim Avdyli, „Sondazhe
për Kosovën dhe kufirin e saj“,
SHB „Lena“, Prishtinë 2019, faqet 36-37.
8
Shikoni veprën historike të Arif Matit (Aref Mathieu),
"Mikenët-Pellazgët, grekët ose
zgjidhja e një enigme", Plejad,
Tiranë 2008, faqe 23.
9
Lexone po deshët pjesën IX, në faqen time provizore, „Evropa
e Bashkuar dhe Shqiptarët- Shpallime për Evropën e Bashkuar dhe
Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot“,
pjesa e rishkruar e korigjuar, në http://www.brahimavdyli.ch
, apo Engëll
Sedaj,"Gjuha
Latine, 10, për të gjitha gjimnazet",
Libri Shkollor, Prishtirnë 2011, faqe 234.
10
Po aty, te ky artikull i imi, në faqen provizore
https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-9/
.
12
Po aty, faqe 21.
13
Po aty, faqe 22.
14
Taulant Hatia, „Dy fjalë për
autorin“ faqe 5-6, në veprën e
Xhusepe Krispit, “Shqipja, nëna e
gjuhëve/gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri”,
Plejad, Tiranë 2009.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *