Tuesday, May 19, 2015

Shqipëria nuk i jep detin e saj Greqisë

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka folur nga Brukseli sa i takon ngjarjeve në Kumanovë dhe për “konfliktin” me Greqinë sa i përket mosmarrëveshjeve për detin.
Bushati bëri thirrje edhe njëherë nga Brukseli që të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe se shteti shqiptar e dënon dhunën e ushtruar në Kumanovë.
Ai tha se Maqedonia aktualisht ka një problem të brendshëm dhe kjo nuk është çështje e Shqipërisë.
Sipas Bushatit, Shqipëria është e interesuar që të shohë një Maqedoni që ka një shtet të fortë dhe pa konflikte pasi kjo ndikon në mënyrë direkte në stabilitetin e rajonit, gjë të cilën Shqipëria nuk do që ta cenojë.
Ndërkohë, sa i përket tensioneve me Greqinë për ujërat detarë, Bushati tha se kjo është një e drejtë ndërkombëtare e Shqipërisë.
“Me Greqinë ne jemi të angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, pasi ajo është partneri ynë strategjik. Për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek, unë kam qenë në kontakt me të dhe nuk di asgjë. Të dyja qeveritë kanë qenë të angazhuara në zgjidhjen e problemeve që kanë dy vendet”, tha Bushati.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *