Takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, i cili u shty me 2 orë, ka nisur tashmë. Të parët që janë futur në ambientet e Pallatit të kongreseve kanë qenë Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili.
Ndërkohë, në këto momente Bylykbashi dhe Gjiknuri janë ndarë veçmas për rreth 30 minutash për të diskutuar me përfaqësuesin e ambasadës amerikane.
Diskutimi i Këshilit Politik ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve. Deri në minutat e fundit ambasadorët kryesore kanë qenë në kontakt me të dyja palët.
Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë. Fryma është më pozitive, por ende nuk ka një marrëveshje. Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull. Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit. Dakordësi nuk u gjet as për administrimin zgjedhor.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *