FTESË
Me 27.03.2017, në
ora 11:00. Në Institutin Albanologji, hapet ekspozita
përkujtimore të dëshmorëve që para;
28 viteve
okupohet Kosova, masakrat ushtarake serbe, në popullatën
civile për 24 orë në të gjitha qytetet e Republikës së
Kosovës me 27 dhe 28.03.1989 “Serbija e Madhe”
Më 25.03.1995,
ditën e diel në Prapashticë, kur unë fillova të komunikoj,
mes letrës së bardfh, fotografisë, lapsit me Hajrim Badallaj,
çdo vi, hije që vendosesha në letër Hajrimi, filloi të më
informonte se çka kishte përjetuar, ditën kritike të marsit
27, 28.03.1989.
Nëna më lindi
më rriti deri më 28.03.1989, po ajo,
NËNA MË
PËRGATITI QË TË SHKOJ NË SHKOLLË,
ISHIM NË RRESHT
DUKE KËNDUAR PËR KOSOVË,
ÇANTËN E
MBUSHUR ME FLETORE, LIBRA ME HARTËN E GJEOGRAFISË,
NË DORË MBANIM
LIBRIN E HISTORISË,
MËSUESI NA
MËSOJ PËR PROGRAMIN KOMBËTAR,
QË MOS TË
HARROJMË TË PARËT TANË,
HISTORINË
ILIRE, LUFTRAT E SKENDERBEUT,
ALFABETIN E
NAIMIT, ME KUFIJT E ATDHEUT,
NË NJË PJESË TË
KËSAJ TOKE I PËRKISJA DHE UNË,
ATDHEUT TIM TË
BUKUR QË ANDËRROJA NË GJUM,
ME TETË MARS
NËNËS TIME I THASH,
DO TË BËHEM
MIGJENI QË TË LIGJOROJ NË HAS,
PO SA I MBUSHA
DYMBËDHJETË PRËNDVERA NË KOSOVË,
ISHTE DITË E
BUKUR, NJËZET E TETË MARSI TETËDHJETË E NËNTË,
DËGJUAM ZILEN
E SHKOLLËS, OJ NËNA KRENARE,
VRAPUAM SI ÇDO
DITË TË HYJMË NË SHKOLLËN KOMBËTARE,
POR ME ARËM TË
ZJARRTA TË ANMIKUT TË KOMBIT TONË,
MË GODITËN ME
PLUMBA, NË ZEMËR MË QËLLOJNË,
SU NGOPËN ME
MUA, PLAGOSËN SHTATË SHOKË TË TJERË,
GJAKU NA DOLI,
FILLOJ TË NA RRJEDHË,
NË SHOLLË
MËSONIM PËR TROJET TONA, KOSOVËN KRESHNIKE,
SI SHTET TË
PAVARUR NË FAMILJEN BALLKANIKE,
ME MUA I VRAN,
PËR NJËZET E KATËR ORË,
NGA DORA E
SLLAVIT NJËZET E PESË DËSHMORË,
POPULLI NUK U
PAJTUA ME NDRRIME KUSHTETUESE,
KOSOVA TË
FSHIHET NGA HARTA EKZISTUESE.
PARA BOTËS JUGOSLLAVIA U DEKLARUA
ME SHTATË-TETË SHQIPTAR, në mesin e tyre , disa profesor
universitar, SE KOSOVA KA SHPREH VULLNETIN KOMBTAR.
QË “PËRFAQËSONIN” KOSOVËN
KËTA TRADHËTARË,
QË AJO TË BASHKOHET ME KËTA
GJAKATAR,
SHIQOMË MË MIRË, TI NËNË, JU
QË GËZONI JETË, HAJRIMI ME SHOKË, NE NUK KEMI VDEKË,
JEMI NË THELLËSI TË ZËMRËS,
KOMBTARE TË KOSOVËS SË VËRTETË.
Kjo bisedë e imja me Hajrimin,
dhe me të tjerët po vazhdoj sot, të jetoj me ta dhe familjet e
tyre që tani janë bërë pjesë e pandashme e jetës time, në
çdo kohë, si të nënës dhe babait tim këta janë:
Dëshmorët | Mosha | Vendlindja | Vendi i rënijes | |
1 | Haki Bislimi | 20 vjeç | Leposaviq | Prishtinë |
2. | Bedri Hasani | 20 vjeç | Mitrovicë | Mitrovicë |
3 | Behar Sumiqi | 49 vjeç | Mitrovicë | Pejë |
4 | Ramadan Zeqiri | 53 vjeç | Mitrovicë | Deçan |
5 | Agim Kukleci | 31 vjeç | Deçan | Prizren |
6 | Muj Mehmetaj | 44 vjeç | Deçan | Suharekë |
7 | Afrim Bytyqi | 14 vjeç | Dushanovë | Gjilan |
8 | Muhamet Imeri | 22 vjeç | Dushanovë | Skenderaj |
9 | Gjylbehar Badallaj | 22 vjeç | Zhur | Ferizaj |
1 | Hajrim Badallaj | 12 vjeç | Zhur | Fushë Kosovë |
11 | Ismet Qorraj | 20 vjeç | Deçan | Podujevë |
12 | Salih Hadërgjonaj | 17 vjeç | Deçan | Gjakovë |
13 | Nusret Gashi | 41 vjeç | Suharekë | |
14 | Habib Asllanaj | 19 vjeç | Suharekë | |
15 | Agim Rashiti | 20 vjeç | Gjilan | |
16 | Xhemshit Badallaj | 24 vjeç | Zhur | |
17 | Vetim Shala | 30 vjeç | Prizren | |
18 | Ismet Krasniqi | 29 vjeç | Prishtinë | |
19 | Shukrije Obërtinca | 15 vjeç | Prishtinë | |
20 | Sevdat Xhafolli | 27 vjeç | Prishtinë | |
21 | Hilmi Kajtazi | 31 vjeç | Prishtinë | |
22 | Mustaf Veselaj | 22 vjeç | Sharr | |
23 | Ali Jetullahu | 33 vjeç | Shtime | |
24 | Muhamet Kabashi | Dushanovë | ||
25 | Dashnor Ademaj | 11 vjeç | Zhur |
Gjatë këtij gjahu të ushtrisë
Serbe-Jugosllave, kundër Shqiptarve ku më pak se 24 orë u vranë
këta 25 dëshmorë të Kombit, u plagosën 603 protestues dhe
me urdhër të Sekretariatit të PB. të Kosovës u burgosën në
kampet e përqëndrimit në Leskovc të Serbisë edhe 1200
protestues dhe organizatorët e protestave popullore të cilët i
treguan botës se nuk pajtohemi, me qëndrimet e KQJ të Serbisë.
Këtë vendosmëri të popullit edhe unë si individ reagova në
mbledhjen e LK. Që udhëhoqi Sejdo Bajramoviq, me 29.03.1989 që
të diferencohemi nga IRREDENTA që ishin vra, nga ushtria dhe
policia e Serbisë, këta dëshmorë. Unë nuk u pajtova me këtë
konstatim dhe u thashë se një parti që vret vetëm gjakë
shqiptari unë nuk i takoj kësaj partie dhe kam lëshuar
mbledhjen, me mua u solidarizuan edhe dy gjyqtare Mejreme Zeka,
tani gjyqtare në gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe Hava
Ahmetaj, tani punon si juriste në komunën e Plavës. Si këta
dëshmorë dhe Kombi në veçanti do të veprojmë deri në
bashkimin kombtar, jo kështu të harruar dhe të ndarë nga
institucionet. Këtë, sot, që ne po e përjetojmë dhe përkujtojmë,
shumë shokë të tyre sot janë gjallë dhe jetojnë me ne,
që dolën për të vdekë, por Zoti i shpëtoi. Porosia e këtyre
dëshmorve është lufta për bashkim, për paq, liri, ajo
vazhdon, deri në realizimin e të drejtës natyrore, të Zotit, i
cili shkencërisht vërteton se gjuha shqipe dhe shqiptarët janë
më të vjetrit në Evropë, por jemi sot, më të izoluarit në
Evropë dhe bëtë…
Këta dëshmorë, që tani i
përmenda më lart, shpirtin e tyre e kemi këtu në këtë
objekt, këta dëshmorë, më japin mesazhe për çdo ditë mua
dhe juve, se çka jeni ju, duke bërë për Kosovën… këso
biseda me Hajrimin, mesazhe më kanë dërguar, të gjithë këta
dëshmorë, duke i portretizuar, flisja me ta duke më dhënë
mesazhe që ne mos t’i harrojmë dëshmorët e shumtë të cilët
në forma të ndryshme, kontribuan, si në moshë, gjini, grad he
fëmi, çdo herë na dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre,
për të mos harruar sepse bëjmë vrasjen e tyre për së
vdekuri, nëse nuk u jepet vendi i merituar, nga shteti i Kosovës,
atyre dëshmorve dhe shokëve të tyre që sot janë gjallë.
Falënderoj, në emër të
familjeve të dëshmorëve Shoqatën e të Burgosurve Politik
dhe Institutin Albanologjik, që më mundësuan këtë objekt, sot
për përkujtim dhe prezentim.
Autori:
Ali Latifi, Prapashticë, 25.03.1995
25.03.2017
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *