Vajza me origjinë shqiptare Michelle
Margilaj, e cila jeton në Mohapac të New Yorkut është vlerësuar me me
titullin “heroinë”, pasi i shpëtoi jetën një fëmije në liqen.
Për këtë gjest guximtar ajo u
shpall nga banorët “heroinë”, ndërsa në Facebook kanë shpërthyer
komentet pozitive nga të huajt, të cilët thonë se bota ka nevojë për
njerëz si ajo.
Vendi i quajtur Mahopac i New
Yorkut, një të premte të muajit prill u vërshua nga shirat e shumtë dhe i
ftohti. Megjithatë, gjendja ishte e qetë në restorantin “Il Laghetto”
ku edhe punonte shqiptarja Michelle Margilaj si bariste. Në një moment
ajo ktheu kokën drejt dritares për të parë liqenin me pamje panoramike,
mirëpo ajo çfarë i panë sytë ishte e tmerrshme.
“Nuk isha dhe aq e zënë, u ktheva
të shikojë jashtë dritares për të parë liqenin. Pashë diçka në ujë.
Mendova që është ndonjë gjë e çuditshme duke lundruar. Ishte shumë
ftohtë jashtë dhe kishte shi të rrëmbyeshëm”.
Margilaj, 23 vjeçare, shpejtë ka
arritur të vërejë se gjëja që e pa ishte njeri duke u rrotulluar nga
njëra anë në tjetrën, përderisa liqeni dukej monstruoz.
“Dola jashtë, dhe thirra ‘A jeni
mirë?’. Ai ishte shumë larg. Mendova me vete se çfarë po kërkon ai
person në ujë në këtë kohë të tmerrshme. Në ato momente doli edhe një
burrë jashtë, i cili më pyeti ‘si mund t’ia bëjmë që të marrim një anije
e të shkojmë ta shpëtojmë”.
Përpjekjet e njeriut që ishte në
ujë për të dalë nga aty ishin të kota. Dëgjova që po kërkonte ndihmë,
‘ndihmë, ndihmë, ndihmë, ju lutem më ndihmoni’. Ky ishte momenti kur
kuptova që ishte zë i një fëmije, i një djaloshi”.
Margilaj, një banore e Hopeëell
Junction, e diplomuar në shkollën e mesme Arlington, ka qenë gjithmonë
një notare e mirë. Babai i saj ishte peshkatar dhe i pasionuar pas
barkave, vendi ku Margilaj kaloi shumë vite gjatë rritjes së saj. Babai i
saj ishte i bindur se fëmijët e tij do të bëheshin notarë të
shkëlqyeshëm dikur.
Pa menduar shumë, veproi instinkti i saj i pastër. Margilaj u hodh në liqen dhe filloi të notojë drejtë personit.
“Nuk e ndjeva të ftohtin në ujë.
Në raste të tilla, nuk ndjeni asgjë”, tha ajo. “E vetmja gjë që mendoni,
është ta ndihmoni personin. E dija se në qoftë se ndalem, do të ndjej
të ftohtin, mirëpo nuk u ndala, vazhdova notin. Trafiku në kohë të tilla
është i tmerrshëm, kështu që nuk e mora mundin ta thërras ndihmën e
shpejtë, pasi e dija se do të merrte shumë kohë derisa ata të vinin”, ka
shtuar ajo.
“Iu afrova, e pashë që ai ishte i
rrotulluar në barkun e tij. E ktheva në shpinë për t’ia mundësuar të
notojë. Ai nuk dinte të notonte; ishte në shok”, tha ajo.
Rreth 20 persona ishin afër
liqenit, duke përfshirë edhe babain e tij dhe Margilaj ishte i vetmi
person që pati guximin të hidhet në ujë”, tha Victor Kapiti, pronar i
restorantit “Il Laghetto”.
“Ajo nuk priti asnjë sekondë, u hedh me rroba në ujë vetëm për ta shpëtuar djaloshin”, thotë Kapiti.
“Babai i fëmijës ishte i frustruar. Ai pa fëmijën e tij e nuk mundi të bëjë asgjë për ta shpëtuar”.
Mirëpo, vajza shqiptare arriti ta
nxjerr djaloshin nga uji i rrëmbyeshëm i liqenit, e dërgoi në restorant
dhe e shtriu në shtat. E mbështjelli me batanije dhe me 10 peshqirë
vetëm për ta mbajtur të ngrohtë trupin e tij.
Të menjëhershëm ishin edhe ambulanca. Morën djalin dhe e dërguan në spital.
“Pasi e morën djaloshin, unë
fillova të qajë. Aty ishte i vetmi moment që i lëshova emocionet e mia.
Gjatë tërë kohës qëndrova e fortë, mirëpo frika që ai nuk do të
mbijetojë, për mua ishte e tmerrshme”, thotë ajo.
Pas gjithë kësaj, Margilaj thotë
se nuk ka dëgjuar më për djalin, i cili ishte rreth 8 vjeç. “Mendoj që
babai i tij, u turpërua nga e gjithë kjo ngjarje, pasi këtë e panë shumë
njerëz. Por, fatmirësisht, gjithçka doli me sukses në fund”, thotë ajo.
Laurie Sweeney, e cila ka punuar për 5 vite në këtë restorant, thotë se Margilaj është shpallur nga vendi “banorja heroinë”.
“Margilaj është ‘Heroinë”. Ajo është si një sirenë. Ajo është heroina e vendit dhe ne jemi shumë krenarë për të.
Ndërsa Victor Kapiti, pronar i restorantit “Il Laghetto”, thotë se ai ka qenë i impresionuar me gjestin e saj.
“Jam shumë krenar për të. Nuk e
di se nga i mori këto aftësi. Nëse unë do të përballesha me një gjë të
tillë siç u përball vet Margilaj, mesiguri do të vdisja unë ose fëmija
në fjalë”./ Syri.net
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *