Tuesday, December 22, 2015

ISUF LUZAJ 10 VJET I KËRKUAR NGA STALINI, DEKORUAR NGA DY PRESIDENTËT AMERIKAN, REGAN DHE BUSH.

Nga: LEON MOLLA
Isuf Luzaj ka lindur në Kaninë të Vlorës, me 21 shkurt 1913
Edukimi:
Fitoi Lisence per te dhene mesim ne Literature. (1933) Dipllomuar me Masters of Education in Philosophy. (1935) Certifikuar me Doktorate ne Filozofi nga Universiteti Sorbonne i Parisit.



(1937) Certifikuar me Doktorate ne Leteresi nga Universiteti Sorbonne i Parisit. (1938)
Puna dhe Çmimet: - Profesor i Letersise Frenge ne Buenos Aires, Argjentine. / I dhurohet medalje floriri nga Parlamenti i Argjentines ne vitin 1954 si: “Luchador Por Paz” (ose “Luftetar per Paqe”) - Ne 1956 i dorezohet medalja “Paqe” nga Presidenti i Amerikes. - Profesor i gjuhes Spanjisht dhe Frengjisht ne University of New Hampshire - Profesor i Filozofise dhe Chairman of Modern Languages te Barat College, Illinois - Profesor i Literatures Franceze ne St.Josef College of Indiana. - Chairman of Philosophy ne University of Indiana ne Illinois. - 1984- Dhuruar nga Presidenti Regan, çmimi: “Academical Award for Outstanding Accomplishment”. - 1996-Dhuruar nga Presidenti Clinton: “Certificate of Appreciation”.



New York
Në vitin 1984, Presidenti SHBA Ronald Regan, i dhuroi Prof. Isuf Luzajt medaljen më të lartë në fushën e Arsimit Amerikan: “PROFESOR I AMERIKËS”
E ndërsa në jetën publike shqiptare përkujtohen, rivlerësohen e promovohen përditë figura që i kanë dhënë e po i shtojnë kontribute emrit, kulturës e çështjes kombëtare shqiptare, po lihen në harresë të tjera figura kombëtare, të përmasa të mëdha për nga vlerat si personalitete e për nga kontributet ndaj vendit. Një nga këto figura të mëdha, larguar nga jeta 11 vite më parë në Çikago-SHBA, është Prof. Dr. Isuf Luzaj, jeta e të cilit ka katër plane: Kontributi për çështjen kombëtare, ndëshkimi nga komunizmi, nderimi shkencor në SHBA dhe harresa e sotme.

Kujtesën për Prof. Dr. Isuf Luzaj ma nxiti njohja rastësore me një biografi dhe një pasuri të vyer shkencore, letrare, filozofike e letërkëmbimesh, që kjo figurë madhe shqiptare ka patur me personalitete të njohur të botës së asaj kohe. Kjo pasuri historike e shkencore, aktualisht gjendet e ngurosur brenda disa valixheve në familjen dhe të afërmit e tij, të cilët i ruajnë më shumë kujdes. Këto vlera, në fakt e kanë “nderin” në tjetër vend, por ja që ai vend ku gjenden gjithë figurat e shquara nuk është krijuar akoma për këtë shkencëtar e filozof të përmasave botërore. Isuf Luzaj kishte detyrimin të krijonte vlerat dhe të promovonte denjësisht emrin e shqiptarëve në qendrat më të mëdha shkencore e kulturore të botës, ndërsa shteti shqiptar, më konkretisht Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave, kanë detyrën e pashmangshme për ta bërë pjesë publike figurën dhe veprën e tij. Si shkencëtar e filozof nuk ka asnjë “rrokje” vlerësim zyrtar nga shteti shqiptar deri sot në vitin 2011. Ndërsa Isuf Luzaj ka nderimin e vendlindjes së tij.

Isuf Luzaj u lind në Kaninë të Vlorës më 21 shkurt 1913, vetëm 3 muaj pas ngritjes së Flamurit të Pavarësisë. Pasi mbaroi Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Sorbonës në Paris. Më 7 prill 1939, si shumë shqiptarë të tjerë, bëhet barrikadë në Skelë të Vlorës, duke u ngritur kundër pushtimit fashist. Si delegat i Ballit Kombëtar, në Konferencën e Mukjes në gusht 1943, mbrojti tezën nacionaliste për Kosovën dhe Shqipërinë e bashkuar Etnike, duke luftuar më parimin: “Në gji e në ballë, me Flamur Kuq e Zi”, siç e citon edhe në një nga librat e tij për periudhën e luftës çlirimtare shqiptare. Në vitet e kësaj lufte, takohet disa herë me Enver Hoxhën. Thirrjes së Enverit për t’u bashkuar me të, Isuf Luzaj i përgjigjet me këto fjalë: “Jam i sigurt që fitorja sovjetike do të mbulojë Europën Lindore dhe atë Juglindore dhe ju do ta fitoni këtë luftë. Unë nuk kam as frikë dhe as turp, siç thua ti shok i mirë, por nuk bashkohem me ty. Unë nuk kam turp nga ndërgjegjja ime, që nuk beson në ideologjinë Marksiste-Leniniste, si zhvillimi më i mirë i popujve. Besoj në demokraci”.

Në nëntor 1944 detyrohet të lërë atdheun e të marrë udhët e mërgimit. Në fillim në Austri, pastaj në Itali, por atje nuk i shpëtoi dot burgut. Punoi më tepër se 2 vjet, me rekomandim të Sandro Pertinit, me të cilin ishte njohur në Ventotene, në Bibliotekën e Vatikanit, gjatë vuajtjes të dënim-internimit. Në vitet 1946-1950, Stalini i kërkonte qeverisë italiane kthimin në atdhe, për t’iu nënshtruar “gjyqit të popullit për krime lufte”, ndër të tjerë edhe të 10 shqiptarëve. Sipas dokumenteve, 10 të kërkuarit ishin këta: Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Mit’hat Frashëri, Gjon Markagjoni, Kolë Bibë Mirakaj, Hasan Dosti, Qazim Mulleti, Faik Quku e Isuf Luzaj. Prof. Isuf Luzaj u ndëshkua nga komunistët, megjithëse kontribuoi dhe e deshi Shqipërinë, më shumë e më ndryshe nga ata. Edhe në kushte të vështira, madje tepër të vështira, Prof. Isuf Luzaj nuk pushoi së luftuari për çështjen kombetare.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *