Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas 
protestës së sotme të opozitës në kryeqytet. Përmes një deklarate të 
shkurtër, Ambasada Amerikane është shprehur se e drejta e qytetarëve për
 t’u mbledhur është simbol i 
një shoqërie të shëndetshme, por aktet e 
dhunës nuk përputhen me vlerat demokratike. Ja cili është i plotë, qëndrimi i kësaj ambasade:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e 
ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për 
t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar 
paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. 
Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe
 dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike. I bëjmë 
thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera
 t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin  të gjitha hapat e nevojshëm 
për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe 
konstruktive”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *