Tuesday, October 27, 2015

Kallëzohet penalisht Janullatosi

Kryepeshkopi Anastas Janullatus kallëzohet penalisht në Prokurori nga Kisha Ortodokse në Elbasan. Në një deklaratë për shtyp dhe në emër të Kishës “Shën Maria”, At Nikolla Marku lexoi 12 akuzat e ngritur ndaj tij.


Janullatos akuzohet për shkelje të sovranitetit territorial të Republikës, shkelje të traditës historike kishtare dhe ndërhyrje në historinë e vërtetë të Shqipërisë në dobi të shovinizmit politiko-fetar të Vorio-Epirit.

At Nikolla i drejtohet përmes një shkrese prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit, Edi Rama, deputetëve, kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. At Nikolla deklaroi se objekt i kësaj shkrese është: "Kallëzim publik për hetim dhe gjykim, kundër shtetasit grek Anastas Janullatos i ashtuquajtur Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptar"e.

12 akuzat:

At Nikolla Marku ka renditur 12 pikat e akuzave ndaj Anastas Janullatosit, që duhet të jenë objekt i hetimit i Prokurorisë së Përgjithshme:

1-Ndryshime në statusin e Kishës Ortodokse pa bazë ligjore dhe teologjike

2-Shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek duke bërë propagandë të hapur dhe të fshehur në favor të Vorio- Epirit

3-Liturgji meshtare në gjuhën greke

4-Ndërtim i Sinodit të Shenjtë jashtë statusit të vërtetë të Kishës Ortodokse shqiptare

5-Ndërtim dhe restaurim i kishave në stilin grek

6-Bashkëpunim i ngushtë me qeveri të ashtuquajtura Vorio-Epiri

7-Bashkëpunim i ngushtë me parti ultra-naziste greke “Agimi i Artë”

8-Qarkullim financash dhe pastrim parash për biznese dhe ndërtim kinse kishash (financime të dyshimta)

9-Mungesë transparence për origjinën e financimit të institucionit kishtar

10-Përfshirje e drejtpërdrejtë në glorifikim të viktimave të ushtrisë greke gjatë luftës italo-greke

11-Shkelje e sovranitetit territorial, manipulimin dhe deformimin e traditës historike shqiptare në lidhje me Kishën Ortodokse shqiptare

12-Lobin kundër imazhit të vërtetë të Republikës së Shqipërisë dhe historisë kombëtare fetare në bashkëpunim me Partinë e Bashkimit të Drejtave të Njeriut, shoqatën “Gomonia”, si dhe lobin greko-amerikan me në krye Nikolas Geixh.

Dokumentet që do t’i dorëzohen Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla mbajnë numër protokolli 27/29 datë 27.10. 2015 dhe janë nënshkruar nga Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse së Pavarur Kombëtare Shqiptare me kryetar të këshillit të kishës Atë Nikolla Marku.

addtext_com_MDY0OTIyMTA0ODU2addtext_com_MDY0OTQxMTA0ODYx 

Fatos Salliu/Shekulli Online/

1 comment:

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *