Tuesday, September 22, 2015

KOSOVË! – ËSHTË MOMENTI I NDRYSHIMEVË TË MBËDHA HISTORIKE, PËR ZHVILLIM, SIGURI, E JETË MË TË MIRË?

Nga: Skender Shala

Momenti për një qasje të RE dhe për një fillim të mirëfilltë...
Të rrespektuar qytetarë të Republikes së Kosovës! Ka mbaruar koha tranzitore e të ,,merituarve”!


Tani të gjithë qytëtartë e Kosovës, fuqishëm duhet ti themi; STOP – vetëshkatrrimit!
,,Partitë“ e vendit kanë dështuar duke humbur besimin të qytëtarët, prandaj vendi ka nevojë për një riorganizim sa më parë në krye me intelektualet e mirëfilltë dhe në kërkim të institucioneve të duhura për në vendin e duhur.
Më në fund populli i Kosovës, meriton ta shijoi lirinë, të ketë punë, siguri, shëndetësi, shkollim të mirëfillt dhe të ketë jetë të mirë sot dhe të ardhmen.
-Kosova ka nevojë për një fillim të mbarë!
-Prandaj të dashur e të respektuar intelektual shqiptarë të çfarëdo profesioni qofshi, ka ardhur koha që të thoni fjalën tuaj me peshë në dobi të vendit dhe qytëtarve tonë. Nëse jeni dakord me këtë nismë, bashkohuni pa humbur kohë të diskutojmë dhe ti përvishemi punës për të mirën e vendit tonë si në kohën e Rilindasve! Vendi ka nevojë urgjentishtë për një arkitëktur nga një doktrinë të re me stratëgji dhe vizion të lart!
Qytetarë të nderuar, koha është që të mendojmë dhe të analizojmë kolektivisht të gjitha këto papërgjegjësi institucionale në vazhdimësi që po na fundosin për çdo ditë.
Kur dihet së ka mundësi të kemi një organizim dhe jetë shumë më të mirë, më të lumtur e të sigurt për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë, për hirë gjeneratave të reja.
-Pra, për ta përmirësuar të sotmën dhe të ardhmën e sigurt, varet nga NE, qytëtaret e Kosovës.
Shteti duhet të udhëhiqet nga vizionarë profesional, që kanë njohuri strategjike ekonomike e politike. Udhëheqëja e një shtëti, apo edhe një institucioni është përgjegjësi, e cila kërkon të keshë diapazon dhe sens organizativ, edhe duhet të jeshë menagjues i shumë çështjeve të rëndësive më të larta që kërkohet sot e nesër.
Ne duhet patjetër ti vemë bazat themelore të shtetit. Kobmi po shkon drejtë një cthuarje ku paraqetë rretzik për të ardhmën. Cdo vonesë na kushton! Kemi nevojë emërgjentë për edukatë të përgjithshme!
Çka nuk guxon të ketë udhëheqësja: - Kjo që po ndodhë vitë me radhë e në vecanti sot?!
-Lakmi për pushtet, naivitet, korrupsion, karrierizëm, familjarizim, provincializëm, egoizëm, bajraktarizëm e plot izma tjera që na kanë kthyar mbrapsht historinë dhe po na fundosin cdo ditë e më tepër.
Pse ka nevojë Kosova për një fillim të mbarë nga mbar masat qytëtare?
-Dihet së Kosova është shumë e vogël, dhe me të gjitha këto parti ose më mirë më thënë bajraqe me krushqi provinciale, nuk po ia del të arrijë udhëheqje të një cilësie të lartë që të sjellë përmirësime zhvillimore në asnjë lami. Madje kur analizojmë situatën e përgjithëshme në këtë shtëtin tonë të vogël, llogaria del shumë e pa sigurt. Gabimet që s’kanë të ndalur peshojnë shumë, dhe qytëtaret për çdo ditë po i vërejnë këto mangësi të cilat po reflektojnë shqetësim dhe pasiguri për të ardhmen. Ta marrim si shembull arsimin si bazë themelore që është, në cfar niveli e kemi sot?! Mandej shëndetësinë, kulturen, sigurinë, klerin, vetëvrasjet e shumta, varfërinë e skajshme, papunësine e madhe, përpjekjet e shumta dhe të përditshme për largim nga vendi, dhe të gjitha parregullësitë në përgjithësi etj.?! Atëhëre natyrisht zhgënjimi arrinë kulmin e pakënaqësisë. Si rrezultat i këtyre parregullsive të vetmit ne jemi që nuk kemi viza për në EU?! Prandej qytëtarët kanë arsye të mllefosën për sjelljet e papërgjegjshme institucionale.
Po ashtu edhe për shumë sjellje tjera të ulta. Që tre muaj nuk kemi qeveri?!!!- Pa koment!
Nuk dua të flas për asnjë parti, sëpse zgjedhjet në këto vitët e fundit gjatë votimet, kanë thënë shumë kur shumica e popullit nuk del në votime. Kjo pasqyron shumë fakte aktuale sot që ska nevojë për komente të hollësishme. – Qytëtarët e Kosovës i dijnë të gjitha! Ata flasin për ditë dhe çdo kund. Por, ata e dijnë së edhe ka mundësi të udhëhiqet krejt ndryshe, me mirë, por vetëm me forca të mirëfillta.
Fatkeqësisht ata më të miritë kanë mbetur të injoruar e pa u përfillur vite me radhë. Mandej kur dihet së kemi ekspertë të mirë në të gjitha profesionet, kemi intelektual të niveleve më të larta si kurrë më parë të cilët janë shkolluar gjithandej nëpër Evropë, Amerikë, e që janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e vendit, sikur do tu ipet mundësia.
1

Mendoj së kjo Elitë e Re, për një kohë të shkurtë do ti riparojë në mënyrë shkencore defektët që i ka lënë koha e robërisë së egër, qoftë ajo turke apo shekulli i fundit nën robërinë sllave, madje edhe vet devijimi që po i shkaktojmë veti në vazhdimësi. Jam i sigurt së në anën tjetër kjo Elitë, me aftësitë e veta stratëgjike, vizionare e moderne, shumë shpejt do të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme për zhvillim ekonomik, social dhe politik në të mirë të vendit tonë.
Çështja madhore kërkon një karakter të fortë që sfidon çdo gjë për këtë çështje. Kam bindjen së vetëm intelektualet e mirëfilltë do të dinë ta luajnë rolin e faktorit shqiptarë në hapësirën evropiane.
Ku ka nevojë për të rritur shkallën e njohjes së kulturës tonë të stërlashtë që e kanë përvetësuar pa të drejtë popujt tjerë shekuj më parë, dhe njëkohësisht për ta ngritur nivelin e kontributit tonë si qytëtarë evropianë. Gjithashtu në anen tjetër edhe për ta rritur kujdesin në shkallën e komunikimit me shtëtët tjera dhe me popujt fqinjë, në mënyrë që me dinjitët ta zhvillojmë diplomacinë për kultures tonë.
Kurse në anën tjetër, edhe ti mbrojmë dhe ti unifikojmë me stratëgji intëresat tona kombetare me vetëdijesim gjithëandej në trojet etnike.
Dihet së e kaluara ka lënë pasoja të rënda. Prandej, së pari duhet patjetër të riparohën këto pasoja, në mënyrë që të kemi mundësi të konsolidohëmi në një unifikim të mirëfillt gjithëpërfshires si etnitët.
-Vetëm atëherë rritët shkalla e integrimit kombëtar si cështjë e parë, e mandej në nivelin evropian.
-Vetëm atëherë do te arrijmë të kemi një organizim, komunikim, koordinim, sinkronizim, vetëdijesim me nismë të mbarë ashtu siq e kërkon koha sot dhe nesër. - Ky do të ishtë EVOLUCIONI Kombëtar!
Fillimi i mbarë që pretëndon ta ketë një përfshirje gjithë qytëtare në krye me intëlektualet e zgjedhur që kanë synim vetëm intëresin madhor të vendit, fton qytëtarët e ndëruar ta përkrahin me angazhim të organizuar në të gjitha qytëtët e Kosovës, në çdo lagjë dhe çdo fshat ku do qoftë në mënyrë që sëcili ta jap kontributin e vet. – Gjithë ky organizim dhe angazhim duhet të veprohet vetëm me diciplinë dhe rregulla demokratike, me një kulturë e rrespekt të lartë për vendin, për qytëtartë dhe pasurinë tonë në përgjithësi! Organizimi bëhët pa protesta të cfardo lloji! Sjelljet arrogante e vandale denohën ashpër.
-Sepsë sjelljet e qytëtruara ja kemi borxh kësajë toke dhe këtijë populli pë të mirën e ardhmerisë tonë.
Pra qytëtar të ndëruar për të arritur suksës duhet të zhvillojmë një aktivitet cilësor e profesional të organizimit, i cili duhet të shtrihet territorialisht në tërë Republikën e Kosovës. Po ashtu duhet ta informojmë diasporën tonë të lavdishme, atdhedashëse, të cilët duhet të formojmë urat e lidhjeve midis nesh për një bashkëpunim dhe organizim cilësor, të mirë dhe të përgjithshëm. Shkëmbimi i mirë organizuar me lidhjet e ngushta me mërgatën, padyshim së rritë intëresin e objektivave me përspektivë mbar shqiptare, duke arritur mundësitë e cilësisë së lartë konkuruese. Gjithashtu promovon lidhjet inteligjencës shqiptare si përparësi për interesa madhore.
Fillimi i mbarë nga mbar qytëtarët e vendit duhet udhëhequr nga Elita e të Merituarve e Vizionar. Kjo elitë ofron mundësi për zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor për vendin tonë. Kësaj nisme të mbarë duhet ti përgjigjet mbarë qytetaret tonë, në radhë të parë inteligjenca jonë e mirëfilltë, akademikët, studentet, dhe të gjitha institucionet. Mandej fshatarësia, punëtorët e përgjithshëm, pensionistët dhe mërgata e jonë kudo që janë. Mërgata jonë e respektuar me një shpirt patriotik e avangardist do të qëndrojë në bazën e veprimtarisë të angazhimit për të mirën e përgjithshme kombëtare. Kështu do tu afrojmë faktorëve politik vendimmarrës të vendëve evropiane realitetin tonë shqiptarë të shëndosh në mënyrë që të ndërtojmë imazhin pozitiv të vendit tonë, dhe për të plotësuar boshllëkun e vetëkrijuar. Në anën tjetër do të jemi edhe më vegjilent nga ,,shoqatat mirëbërsë” që po na vizitojnë për mes fesë e kanaleve tjera nga qendrat antishqiptare, që ënde janë aktive në këtë etapë transitore.
Fillim i mbarë nga mbar qytëtarët, duhet të jetënë komplet në shërbim të popullit e cila ngërthen brenda vetës një veprimtari të shumëllojshme dhe te gjërë në aspektin hapësinor ku i përgjigjet kërkesave të kohës me një frymë tjetër bashkëpunimi nga kjo sot, pra më cilësor dhe supërior në hap me kohën për nga devotshmëria dhe profesionalizmi në shkallë të koordinimit modern. - Dhe kurrsesi jo si keto sot.
Pra, ti bashkojmë forcat tona intëlektuale në formën e një strukture aktive gjithëpërfshirëse me krejtë qytëtarët e Kosovë, bashkë edhe me ato forca nga mërgata. Vetëm në këtë mënyrë qëllimi ynë i mirë, orientohet drejt qëllimeve tona të shënjta.
2

Jam i bindur së nga ky hendikep sot siç mund ta quajmë, mund të shpëtojmë vetëm atëherë kur vendi ynë udhëhiqet me forcat e mirëfillta intëlektuale dhe më përkrahjen e vetëdijesuar të popullit, vetëm atëherë mund të jemi të sigurt. Pra kështu do të kapërcehet shpejt amullija e krijuar nëse e marrim në dorë këtë nismë të mbar.
- Vetëm atëhere do të ngritën strukturat e nevojshme territoriale. Mandej në një kohë të përshtatshme do të rregullohen të gjitha institucionet e nevojshme që i kanë hije vendit dhe i përgjigjen kohës.
Ne qytëtarët duhet të fillojmë mbar me krejt potencialin që kemi, sëpsë duhet patjetër të forcohemi ekonomikisht në mënyrë që të jemi rrezistënt ndaj sfidave të kohes. Thuhet së historia përseritët! Kurse NE gjithmonë të papërgaditur!!! Tani nuk mund të mbesim në mëshiren e fatit si më parë!
Nesër do t`na bëhët tepër vonë! - Ngasë rreziku është shumë i madh nga përtrirja e aleancave të vjetra.
Ku rrjedhat e intëresave globale padyshim së sjellin të papritura me shumë befasi në dam të intëresave tona. Në histori keto ndodhin, dhe kjo është shumë e natyrshme! Prandej kujdesi i shtuar dhe pa humbur kohë, na shpeton nga rreziku fatal.
Kosova kërkon rimëkëmbje ekonomike, zhvillim të hovshëm, kërkon që secili individ të angazhohet për një punë sa do e vogël që të jetë, është në të mirë të vendit, të vetëdijshëm së po e ndërtojmë jetën tonë familjare dhe po e sigurojmë ardhmërinë e vendit tonë.
Pra duhet pa vonesë përvetësimin e vlerave dhe njohurive tek qytetarët - votuesit që ta sjellim atë që e mëriton. Ato subjekte të mirëfillta më lidership tjetër. Ku duhet patjetër të forcohet ligji dhe efikasiteti i gjyqësorit. Vetëm atëhëre do ta kemi përkrahjen e sinqertë nga faktori pozitiv ndërkombëtar. Gjithashtu mediat duhen vërtëtë të jenë të pavarura e kritike ndaj gjitha dukurive cfardoqofshin ato. Vetëm atëhëre do të krijohen parakushte sigurije për investime nga jashtë, sëpsë ka përgjegjësi e llogaridhënje. – Kjo do ti sillte vendit zhvillim të shpejtë, natyrisht edhe punsim.
Mundësit janë, sëpsë Kosova ka kuadro të mirëfillta, që nuk janë nëpër parti, por ata duhet ftuar që të angazhohën në kryerjen e obligimeve morale dhe detyrave qytëtare ndaj vendit dhe popullit.
-Prandaj duhet ftuar për një bashkim të fuqishëm gjithë qytëtarët e Kosovës, gjithë ata të zhgënjyerit, gjithë të intëresuarit intelektual, studentë, shkollarë, rini, punëtorë të arsimit, të administratës, gjitha institucionet jo cevëritarë, dhe qytetaret që ti bashkojmë forcat në shërbim të përgjithshëm të vendit tone.
Me angazhimin e përgjithshëm, do të bëhen reforma dhe standarde që i kërkon koha. Do të planifikohet një arkitekturë e re vizionare mbi një doktrinë që përfshin të gjitha lamit e politikave stratëgjike zhvillimore të cilat do ti përgjigjen vërtetë vendit dhe kohës sot e nesër për forcimin e shtetit.
Ku edhe feja do të predikohet vetëm përmes rregullave dhe intëresave kombtare!
Dhe mbi të gjitha do të rritët vetëdijesimi për të cilin kemi nevojë shumë!
Mandej, Fillimi i Mbarë do të lindë risi nga vet populli me një parti të re me njërz të rinjë.
-Në këtë formë duhet të organizohet gjithandej ku jetonë populli ynë, në trojet etnike.
Mosangazhimi ndaj këtyre dukurive shumë të rrezikshme, do ta paguajmë shumë shtrenjtë, sëpsë vet jemi nënshkrues të fatit tonë dhe pasigurisë!
Në këtë fazë të parë të ngritjes së grupit të punës OJQ, i cili do projektojë këtë strukturë duhet ti fton qytëtarët të marrin kontakt në adresen e më poshtme dhe ta dërgojnë aprovimin dhe angazhimin e tyrë të shoqëruar me një informim në formë biografisë të shkurtër personale. Për këtë qëllim ne do krijojmë një forum dhe një faqe Facebook, ku kushdo dashamirës shqiptarë mund të na ofrojë sugjerime dhe propozime konkrete lidhur me këtë nismë.
Duke përfituar nga rasti, ju urojmë një fillim te mbar në këtë drejtim, ku do konkretizohen të gjitha idetë e mirëfillta në të mirë të vendit tonë për rritjen e prosperitetit dhe sigurisë familjeve tona.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *