Policia ka identifikuar grupin që ka hapur zjarr ndaj uniformave blu në Lazarat dhe ka lënë të vrarë efektivin Ibrahim Basha dhe ka plagosur dy të tjerët Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj.
Ky grup është i armatosur me municione të rënda dhe vazhdon t’i bëjë rezistencë rreth 400 forcave policore që kanë rrethuar hyrje-daljet e fshatit dhe kanë izoluar vendndodhjen e kriminelëve.
Ata janë:
Arbion Aliko, 20 vjeç
Alban Aliko, 18 vjeç
Bervin Basho., 22 vjeç
Edmond Boci, 48 vjeç
Zhaklin Derxho, 18 vjeç
Xhuljano Nuri, 22 vjeç
Gurim Skënderi, 29 vjeç
Xhemal Gjini, 18 vjeç
Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
G.B., 17 vjeç
Jeton Kalemi, 21 vjeç
Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
Albon Meçi, 20 vjeç
Denis Mahmutaj, 19 vjeç
Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
Sinan Rabaj, 30 vjeç
Eligent Basha, 21 vjeç
Albi Mahmuti
Sevo Shurdhi
Endush Aliko
Ani Hiri.
Policia e Shtetit ju bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.
Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjësimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë”, thuhet në një deklaratë të policisë./Mapo.al./
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *