Wednesday, July 01, 2015

VENDIMI I SEKUESTRIMIT TE PASURISE SE FRROK DOD GJOMARKAJ


Po publikojmë për herë të parë një dokument tjetër dalur nga Arkivi i Shtetit Shqiptarë, bëhet fjalë për sekuestrimin e pasurisë në mënyrë të pa drejtë të shtetasi Frrok Dod Gjomarkaj
nga Regjimi i Diktaturës Komuniste. PRESS INDEPENDENT do të publikojë dokumentin origjinal pa bërë asnjë ndërhyrje dhe rregullim në atë shkrim të coptuar analfabet, ja se çfarë shkruhet në të:
ORIGJINALE:
Republika Popullore e Shqipërisë I plotfuqishmi i Grumullimit Nr. 40 Sekret
Lenda: Mbi sekuestrimin e materialit të Gjon F. Doda Nerfushasë Rreshen më 4/I/1953
P RO K U R O R I S Rrethit
Në vijim tones Nr. 109/1 Res. datë 17/4/1952
Me shkresen e siperme ju kemi derguem nji proçes verbal majt kundra Frrok Gjok Dodë Gjomarkaj nga Katundi Ndrefushas për efektë të masë dhanjë të informatavët të sakta mbi inventarin e pasunisë tij me rastin e konfiskimit të pasunis për mosë lamje planit dhe të gjobes që i caktohet me ligj. Prandaj të mbeshtetun në Dekret ligjin Nr.1252 datë 19/4/51 të Presidiumit Kuvendit Popullorë mbinxjerrjen e tardhnunavet shtetnore dhe pikrisht, Neni i siperm në germe ç) kur gjobuesit i kerkohen informata të sakta mbi inventarin e pasunis tij, nuk i jep keto ose i jep me qëllime gënjeshtrashë, denohet si mbas Kodit Penal. Neni 29 i Dekretit sipermë thotë: Kushdo që prëtendon të drejtë, mbi pasuritKëtu e sekuestrueme, detyrohet t'i provoje me vendim Gjyqësore të formesë Preme. Asht gjet i meshefet, jasht vendë banimit, dhe nuk ka denoncum të fhith pasunin, njikohesisht pretendimi mbi pasurin e sekuestruemë na ana e disa elementavet në bazët ligjes siperme duhet te aprovohet me vendim të formës prer të Gjykate. Prandaj per të zbatuem në përpikmi Urdhnese e Qeveris Nr.19 datë 4/6/951 si dhe të vendimit të Komitetit Ekz.K.P. të Rrethit Kunder Gjobuesit të proçedohet në mas Penale që parashef Dekreti dhe Kodi Penal.

I plotfuqishmi i Grumullimit ( Baftjar Y. Ukaj)
Shënim: Me Stilograf shënohet:
Por, të lëshohet me presjon, Fajsoje.
(Firma+Vula)
 Mare nga faqa Press Indepedent

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *