Monday, July 06, 2015

PIRUSTET (SOT MIRDITA), TMERRI I PERANDORIT ROMAK, CEZAR

Nga:LEON MOLLA
Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Mirëditës.
Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët.


Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim.
Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqejen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan.
Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu.
Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit.
Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fsaht i pirustëve, të shperngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.
Se kush janë pirustët, dyshimin e parë e jep vetë përkthimi i fjalës.
Studiuesit kanë parë një lidhje të drejtpërdrejtë midis pirustëve dhe dardanëve, përmes përkthimit të drejtpërdrejtë të fjalës. 


Pirus dhe dardhë, nga mendohet se vijnë të dy emërtimet, janë forma latine dhe ilire të së njejtës fjalë. Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit II i vendos pirustët në lindje të Durrësit, domethënë përafërsisht në territoret që ne jemi mësuar t'i quajmë piruste, në krahinen e Mirditës, ndërsa historiani antik Straboni, duke folur për rebelimin pirust kundër Cezarit, e vendos këtë popullësi, fqinjë me panonianët, domethënë të shtyrë shumë në veri.
Dihet se pirustët ishin të lidhur shumë me artin e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimin e metaleve. 


Njihen tashmë burimet e arit, argjendit dhe bakrit, që ndodheshin në territoret që më vonë u quajtën Mirditë, por vendburimet më të mëdha metalifere gjendeshin në Dardani, në territoret e Kosovës dhe të Serbisë së sotme.
Nëse kemi të bëjmë me të njejtin popull, atëherë pa drojë mund të themi se jemi pasardhësit e Dardanit antik, i cili pasi udhëhoqi pellazgët (popullsi parailire) trojanë në luftë për mbrojtjen e qytetit dhe pas rënies së Trojës iku dhe u vendos në territoret që u quajtën të tijat, siç ikën të tjerë dhe themeluan Trojën e tyre në brigjet e Venecias dhe të Butrintit tonë.
Në gjendjen e sotme të dijeve, në literaturën historike ndeshim fiset ilire të pirustëve dhe të dardanëve, fqinjë me njëri tjetrin, që nuk përmenden se kanë bërë luftë njëri me tjetrin, as nuk përmenden për ndonjë marrëdhënie të veçantë midis tyre. 


Dardanët patën mbretërinë dhe mbretërit e vet, disa prej të cilëve njihen, si dhe udhëhoqën për dhjetra vjet federatën ilire, duke dhënë dinastinë ilire të Bardhylit.
Ndërsa njohuritë për pirustët janë më tepër të karakterit të materialeve arkeologjike, nuk njihet ndonjë sundimtar pirust, as roli i tyre në federatën e ilirëve, madje mund të thuhet se historia filloi të shkruajë për ta vetëm në vitin 54, kur u rebeluan kundër romakëve. Ndonëse të ndriçuar vonë prej historisë, pirustët u njohën si kampinonë të luftës dhe të xehtarisë dhe popullsi me nivel të lartë zhvillimi shoqëror.

PIRUSTET PERBALLE CEZARIT:
Për herë të parë pirustët përmenden në burimet historike si një tribu ilire që u rebelua dhe sulmoi territoret romake, në kohën kur Cezari ishte në fushatën e Galisë.
Zbulime të tilla nuk janë të vetme. 


Kështu ndodhi edhe me tribunë Belgea, që i ka dhënë emrin Belgjikës së sotme.
Falë kronikanëve, historianëve, apo dijetarëve të tjerë shumë ngjarje lufte, emra tribushë, personazhe, tradita kulturore, e tjerë kanë mbijetuar në shekuj.
Pirustët nuk përmenden në dy luftërat e mëparshme romake, madje edhe kur mbreti Gent me familjen udhëtonte i lidhur me zinxhirë të artë drejt Romës në qershor të vitit 168, ata ndiheshin të lirë; në territoret e tyre nuk zbatoheshin dekretet perandorake, flisnin gjuhën e tyre, visheshin sipas mënyrës së tyre, u faleshin perëndive autoktone, vazhdonin të kryenin si më parë ritet e lindjes, martesës dhe të vdekjes, me një fjalë procesi i romanizimit ndër ata ishte i papërfillshëm. 


Kur Cezari ishte i angazhuar me fushatë ushtarake në Gali, pirustët u rebeluan, shfrytëzuan rastin dhe pushtuan territoret fqinjë; kërcënuan drejtpërdrejt edhe Romën.
Shkallën e rrezikut pirust mund ta zbulojmë në mënyrë të tërthortë.
Aq shumë u shqetësua Cezari nga kjo, sa ndërpreu fushatën galike dhe u nis menjëherë për në Romë.
Atje ai urdhëroi ndërtimin e një numri të madh anijesh luftë, sa më shumë të ishte e mundur, si dhe riparimin e të gjithë anijeve të vjetra, që të ishin të mjaftueshme për ushtrinë e tij, përfshirë edhe kalorësinë.
Por nuk u ndal me kaq, duke urdhëruar mobilizimin edhe në bregun tjetër, ku rekrutët duhet të grumbulloheshin në pika të veçanta. 


Kështu me një ushtri shumë të madhe, Sunduesi i Romës u shfaq përpara pirustëve të rebeluar.
Në këtë situatë pirustët u tërhoqën, dërguan përfaqësuesit e tyre tek Cezari dhe i deklaruan atij se “çfarë ka ndodhur kanë qenë veprime të veçuara dhe se ata merrnin përsipër të paguanin të gjitha dëmshpërblimet”.
Me lirimin e robërve të kapur dhe riparimin e të gjitha dëmeve, që njerëzit e Cezarit i llogaritën në vend, mori fund pavarësia piruste, të paktën formalisht edhe ky fis u quajt i nënshtruar ndaj Romës.
Në harkun kohor të dyzet vjetëve asgjë e re me rëndësi nuk ndodhi.
Ky interval qetësie u shërbeu ilirëve për të bashkuar forcat, sepse ata e kuptuan se të veçuar nuk mund të përballeshin me ushtrinë e fuqishme romake.


Mare nga faqa: Prees Independent

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *