Tuesday, July 14, 2015

Çka (s’) ofron vizita e Kryeministrit VUÇIÇ në Preshevë ?

Shkruan : Refik HASANI

Vizita e Kryeministritë të Serbisë VUQIÇ, që është paralajmëruar në këtë muaj në Bujanoc dhe në Preshevë, pashmangshëm , lindin dhe parashtrohen disa pyetje :

- Cila është arsyeja e ksaj vizite , pas ,,mikëpritjesë’’ që i bënë në Srebrenicë të Bosnjës më datën 11 korrik me rastin e dy dekadave të masakrës së Srebrenicës , ku dy ditë para se t’i mbush dy dekada BE-ja miratoi një rezulutë dhe e konsideroi edhe zyrtarisht masakër dhe gjenocid mbi civilët Musliman , nëse ishte e planifikuar kjo vizitë a mundë të shmanget dhe të mos realizohet,

- Çka nënkupton kjo vizitë në këtë krahinë shqiptare , që është shumë afër dhe kufizohet me Rajonin e Gjilanit të Kosovës dhe atë të Kumanovës së Maqedonisë ,
- A thua Kryeministri Serbë, do të vizitoj duke ju afruar së paku më afër Maqedonisë në këtë rast Kumanovës,
- Ndoshta z.VUQIÇ , do t’ju premton shqiptarëve të tri komunave respektimin e të drejtave të njeriut dhe atij kolektiv , krahas krijimit dhe formimit të asosacioneve të Komunave Serbe të Kosovës do të formohet edhe i ngjashmë një asosacion në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë,
- Kryeministrin , sigurisht e kan njoftuar këshilltarët e tijë nëse ka harruar , që kjo krahinë qysh më datën një dhe dy mars të vitit 1992 ka mbajtur referendumin që të jetë një krahinë në veti apo bashkëngjitje me Kosovën amë ,
- Kjo vizitë , ndoshta është menduar që publikisht të thuhet në vendin e duhur pasi është hequr memoriali provokues i vendosur në fshatin Luqan të Bujanocit , propozimi për rishikimin e marrëveshjes së Konçulit dhe kyqjen e ish-strukturave luftarake të UÇPMB-ës , në nivel lokal dhe qendror pikërisht do të rrjedhë nga Kryeminsitri ksaj here ,

- Sigurisht ky Kryeministër ka vendosur që në qendër të Bujanocit të lejoj dhe përuroj shtatoren e heroit ton Kombëtar ,,Skënderbeut’’ , dhe kthimin e lapidarit të UÇPMB-ës të hequr më 20 janar 2013 që ishte vendosur në qendër të Preshevës pran objektit të Komunës ,

- Më në fundë kjo vizitë do të nënkupton ndoshta që edhe shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të ken një Universitet publik në Gjuhën Shqipe ,
Nëse asnjë nga këto pika nuk realizohet , kjo vizitë do të shenon ndoshta që të shikohet mundësia që ushtria dhe xhandarmëria Serbe edhe më tej të vazhdojn të mbesin nëpër poligone ushtarake apo të futën nëpër kazerma me gjithë arsenalin e tyre ushtarak dhe krejt në fundë
Sigurisht nuk do të jet së paku vetëm ky Kryemnistrë që do të vjen në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të vazhdohet duke u zbrazur dhe duke u diskriminuar këto qytetarë shumicë që i përbëjnë këto tri Komuna .

14 Korrik 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *