Thursday, June 11, 2015

SHBA-Gjermani-Britani: Shqiptarët do jenë liderët e rinj të Ballkanit

​Amerika, Gjermania dhe Britania e Madhe, vendet kryesore të partneriteti euroatlantik, këto ditë do të nisin për të krijuar në rend të ri ballkanik. Ky rend i ri ballkanik, sipas të përditshmes më të madhe serbe, “Blic”, i bën shqiptarët në Ballkanin Perëndimor popullin me të fuqishëm.


“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përaferohen dhe të hyjnë në BE, por fillimisht duhet të kenë prioritet sundimin e ligjit dhe ta zhvillojnë ekonominë e tregut. Por edhe forcimin e procesit me të cilin Serbia vështirë se do të pajtohet. Fuqitë perëndimor shohin ‘pacifizmin e nacionalizmit serb’, hyrjen në NATO, heqjen e Republikës Serbe dhe ‘kënaqjen e shqiptarëve’ në të gjitha shtetet që jetojnë”, shkruan “Blic”.
Sipas Ivan Vejvodës nga “Fondi Marshall”, rajoni ynë mbetet i fundit për t’u zgjidhur në sytë e Perëndimit.

“Ne në korrik na presin dy ngjarje shumë të rëndësishme: vizita e gruas me të fuqishme në botë, Angela Merkel e cila më 8 dhe 9 qëndron në Beograd dhe shënimi i 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, dy ditë më vonë”, shkruan kjo e përditshme.
Sipas “Blicit”, Merkel nga Serbia do të kërkojë që në fund të procesit të Brukselit me Kosovën, të pranojë anëtarësimin e shtetit të Kosovës në OKB, por edhe të distancohet nga presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik dhe të mos pengohet forcimi i institucioneve qendrore në Bosnjë. Me fjalë të tjera, dobësim i madh i Serbisë, shkruan Indeksonline.

Përveç në Beograd, kancelaria do vizitojë edhe Tiranën dhe Sarajevën. “Nga kryeministri Edi Rama do të kërkojë që të qetësojë radikalizmin nacional dhe islamik të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Kosovë, kurse me Serbinë të punojnë në avancimin e raporteve.
Boshnjakët do t’i paralajmëroi se është duhet të shuhen tensionet ndëretnike dhe të çrrënjoset korrupsioni endemik në shkëmbim me perspektivën evropiane, sepse ky është fundi”, thuhet më tej në analizën e “Blicit”.
Everteta-al.com

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *