Dy gazeta pranë qeverisë serbe, Kurir dhe Informer vijojnë të
shkruajnë me shqetësim mbi realizimin e mundshëm të projektit të
Shhqipërisë së Madhe.
Në kundërpërgjigje të bashkimit të territoreve shqiptare ato hedhin idenë e krimjit të një aleance ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan dhe këtë ia atribuojnë një raporti sekret të CIA –s.
Sipas tyre, në raportin e fundit të shërbimeve sekrete amerikane mbi zhvillimet në rajon thuhet se “nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse Bashkimi Europian vijon të heshtë mbi projektin e Shqipërisë së Madhe që ka nisur të rigjallërohet, atëherë në Ballkan do të formohet një Aleancë Ortodokse e Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, cka mund të cojë në Luftën e Tretë Ballkanike”.
Sips “Kurir” dhe “Informer” CIA po e paralajmëron Washingtonin se mbështetja e mëtejshme e fortë për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë, ndaj ajo kërkon që Amerika të jetë më e balancuar në rajon, pasi në të kundërt rrezikohet formimi i Aleancës Ortodokse.
Nisur nga këto shkrime, agjencia In Serbia citon disa analistë amerikanë dhe serbë, sipas të cilëve, “shtetet e Ballkanit, territoret e të cilëve preken nga projekti i Shqipërisë së Madhe nuk do të rrijnë të shohin se si shqiptarët u vjedhin territoret, ndaj serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftë kundër shqiptarëve.” Ky skenar, sipas analistëve nuk i intereson as Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por analistët serbë e shohin Aleancën Ortodokse si reagim ligji të tentativës për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Ata sjellin në vëmendje faktin se Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë edhe përpara Luftës së Parë Botërore kur u përball me Turqinë.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *