Friday, May 29, 2015

Shqipëria, do të prodhojë anije luftarake

Në kohë trazirash globale dhe paqëndrueshmërish në Lindjen e Mesme, si dhe tensionesh në rajon, Shqipëria ka menduar ta rigjallërojë arsenalin e saj ushtarak.

Në fakt Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin e ndërmarrjes shtetërore “Kantieri  i ndërtimit dhe riparimit të anijeve”, në vijim KNRA, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
KNRA-ja do ta ketë qendrën (selinë) në Pashaliman, Vlorë.
Kishte që në kohën e komunizmit që nuk merrej një vendim kaq i rëndësishëm për ripërtëritjen e mjeteve ushtarake.
Objekti i veprimtarisë së KNRA-së do të jetë ndërtimi dhe riparimi i mjeteve lundruese ushtarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të mjeteve lundruese civile, të tilla si anije, skafe, motovedeta, gomone etj, si dhe kryerja e punimeve dhe shërbimeve për të tretë, në përputhje me kapacitetet teknike të ndërmarrjes.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *