Kryetari
i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka
deklaruar se me çdo kusht Beogradi është duke tentuar ta ndryshojë
strukturën nacionale të popullsisë në Luginë.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Musliu ka thënë se Serbia po
bën spastrim të heshtur etnik në Luginë të Preshevës. “Është shqetësues
fakti se të gjitha institucionet e Serbisë abuzojnë me shqiptarët e
Luginës së Preshevës. Është e pamundur të mos i përmend arrestimet e
ish-ushtarëve të UÇPMB-së, raste të inskenuara, tërësisht politike. Ajo
që është duke u ndodhur shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk mund të
quhet ndryshe përveç spastrim i ‘heshtur’ etnik”, ka deklaruar Musliu.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se për këto zhvillime është e njoftuar
bashkësia ndërkombëtare. “Ne për të gjitha ngjarjet dhe fenomenet
diskriminuese, si komuniteti më i diskriminuar në Evropë, e kemi
njoftuar bashkësinë ndërkombëtare, qoftë ambasadat e akredituara në
Beograd, qoftë edhe komunitetin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian,
OSBE-në apo edhe Këshillin e Evropës”, ka theksuar Musliu, duke
vlerësuar se situata në Luginë është e njëjtë sikurse ajo e Kosovës në
vitet e ’90-ta.
Ish-udhëheqësi politik i UÇPMB-së ka theksuar se pa ndihmën e
Prishtinës dhe Tiranës lidershipi i Luginës e ka vështirë të përballet
me fuqinë politike dhe ushtarake serbe. “Ne vazhdimisht kemi kërkuar që
Qeveria e Kosovës, në bisedimet me Beogradin, ta fusë në agjendë edhe
çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por deri më tash ka
qëndruar indiferente ndaj kërkesës sonë. Ne kemi kërkuar që të drejtat e
shqiptarëve të Luginës së Preshevës së paku të vendosen në marrëdhënie
reciproke me të drejtat e serbëve të Kosovës”, është shprehur Musliu.“Epoka
e re”: Para disa ditësh Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) nëpërmjet një
deklarate publike ka deklaruar se Beogradi po bën pastrim etnik të
Luginës. Çfarë është duke ndodhur në Luginë?
Musliu: Serbia, në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, ka politikë perfide diskriminuese dhe nuk po zbaton asnjë marrëveshje të nënshkruar deri më tani. Për më tepër, politikat është duke i ndërtuar mbi regjistrimin e popullsisë së vitit 2011, të cilat shqiptarët i kanë bojkotuar (5 809 shqiptarë sipas Entit Republikan të Statistikave). Ne sot në Luginën e Preshevës kemi të dëbuar Karadakun e Preshevës, Malësinë e Bujanocit dhe se, ajo çfarë ka ndodhur me Medvegjën është e tmerrshme. Me çdo kusht Serbia po vepron ta ndryshojë strukturën nacionale të popullsisë, jo vetëm me ndërtimin e bazave dhe minibazave ushtarake, ku është alokuar një numër i madh i ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, por së fundmi edhe nëpërmjet pasivizimit të vendbanimeve apo fshirjen nga regjistrat. Ne si këshill, duke u thirrur në Ligjin për qasje në informacionin të rëndësisë publike, kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht stacioni policor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sikur edhe nga Administrata Policore në Vranjë dhe Leskoc, informacion rreth pasivizimit të vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kësisoj, nga përgjigjet e dhëna nga MUP-i, shihet qartë se vetëm në komunën e Preshevës dhe Bujanocit për vitin 2014 u është pasivizuar 132 qytetarëve e drejta e vendbanimit, duke u thirrur në Ligjin mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin, si dhe 124 pasivizime gjatë vitit 2013, ndërkaq për Medvegjë nuk kemi informacione. Por, veprimet nuk po ndalen. Dhe jo vetëm kaq. Shqiptarët janë diskriminuar politikisht, ekonomikisht si dhe për çdo ditë identifikojmë raste të abuzimit të të drejtave të njeriut, edukimit vetëm e vetëm se janë shqiptarë. Është shqetësues fakti se të gjitha institucionet e Serbisë abuzojnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Është e pamundur mos të përmend arrestimet e ish-ushtarëve të UÇPMB-së, raste të inskenuara, tërësisht politike. Ajo që është duke u ndodhur shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk mund të quhet ndryshe, përveç spastrim i “heshtur” etnik. “Epoka e re”: Është duke u treguar i pafuqishëm lidershipi i Luginës në raport me këto zhvillime. Si mund të dilet nga kjo situatë, dhe a është i njoftuar faktori ndërkombëtar me shqetësimet e qytetarëve shqiptarë?
Musliu: Më duhet edhe një herë të ritheksoj se në Luginën e Preshevës nuk është zgjidhur problemi i shqiptarëve dhe nuk po respektohet Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001. Pa ndihmën e shtetit amë, Shqipërisë dhe Kosovës, lidershipi i Luginës e ka vështirë të përballet me tërë atë fuqi politike, ushtarake që ka Serbia. Ne për të gjitha ngjarjet dhe fenomenet diskriminuese, si komuniteti më i diskriminuar në Evropë, e kemi njoftuar bashkësinë ndërkombëtare, qoftë ambasadat e akredituara në Beograd, qoftë edhe komunitetin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, OSBE-në apo edhe Këshillin e Evropës. Nga kjo situatë nuk mund të dilet pa e zgjidhur problemin e shqiptarëve konform luftës së UÇPMB-së, Platformës së përbashkët politike dhe Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku popullata shqiptare qartë e ka dhënë verdiktin e vet.
“Epoka e re”: Sipas jush, a po tregohen indiferente Kosova dhe Serbia në raportin me spastrimin etnik të Luginës së Preshevës?
Musliu: Vazhdimisht kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës, në bisedimet me Beogradin, ta fusë në agjendë edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por deri më tash ka qëndruar indiferente ndaj kërkesës sonë. Ne kemi kërkuar që të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, së paku të vendosen në marrëdhënie reciproke me të drejtat e serbëve të Kosovës. Pra, së paku, atë që përfitojnë serbët në Kosovë, ta fitojnë edhe shqiptarët në Luginës së Preshevës.
“Epoka e re”: Muajt e fundit shumë shtetas të Kosovës kanë migruar në shumë shtete të Evropës. A është prekur Lugina nga ky fenomen?
Musliu: Po. Por që nga vitet ’90-ta shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke e përjetuar dëbimin me dhunë nga trojet e tyre etnike dhe në këtë formë po përpiqen ta bëjnë ndryshimin e strukturës etnike në Bujanoc, e cila tashmë ka ndodhur në Medvegjë, ndërsa në Preshevë janë mbi 90 për qind shqiptarë. Nuk janë të njëjtat kushte me fenomenin e migrimit të Kosovës. Në Luginë të Preshevës e kemi situatën e Kosovës të viteve ’90-ta, por të mbuluar me diskursin evropian. Shqiptarët në këto momente janë shumë më keq se që ishin, diskriminimi dhe represioni i ushtruar në mënyrë perfide ka amortizuar jo vetëm liderët e Luginës së Preshevës, por edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Të respektohet parimi i reciprocitetit
“Epoka e re”: Lëvizja Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga lidershipi i Luginës të formojë një asociacion të komunave në Luginë të Preshevës, sikurse është duke kërkuar Serbia në Kosovë. E keni menduar ndonjëherë një ide të tillë, që ta implementoni në praktikë?
Musliu: Vazhdimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar zgjidhjen e problemit politik në raport me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, luftës çlirimtare të UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçilit të vitit 2001, kur është dhënë qartë qëndrimi i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pra, autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me pjesën tjetër të Kosovës. Gjithashtu, në raport me zhvillimet politike rajonale ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga kjo kërkesë dhe mbetet qenësore për shqiptarët. Megjithatë, parimi i reciprocitetit ka të bëjë me të drejtat kolektive të shqiptarëve e që është kërkuar në Platformën e përbashkët politike të të gjitha subjekteve politike të Luginës së Preshevës, në proceset e mëvonshme, për t’i vendosur standardet evropiane dhe për ta parandaluar trajtimin e të drejtave me standarde të dyfishta, ku pakica e serbëve në Kosovë ka përfituar të drejtat më të larta që nuk i ka asnjë vend në botë me Planin e Ahtisaarit, përderisa janë në raport të zhdrejtë dhe diskriminues me shqiptarët e Luginës. Shqiptarët e Luginës nuk gëzojnë as çerekun e asaj që po realizohet për serbët e Kosovës. Andaj, ne i mbesim besnik Referendumit të ’92-shit, luftës çlirimtare të UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçiliti të vitit 2001, por gjatë këtij procesi me ngulmë kërkojmë të pranohet dhe respektohet parimi i reciprocitetit.
http://www.preshevajone.com/serbia-po-ben-spastrim-te-heshtur-ne-lugine/

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *