Tuesday, March 31, 2015

Lidhjet etnike midis maqedonasve, epirotëve dhe ilirëve.

Maqedonët shtriheshin në territoret, nga liqenet e Ohrit dhe Prespës në perëndim (dhe ndonjëherë me emrin maqedoni janë përfshirë të gjitha territoret e shtetit Ilir, pra ku ndodhet shteti i sotëm shqiptar) në lindje kishte kufi Thrakën dhe në veri mysët, ndërsa në jug Epirin dhe Thesalinë.
Ndërsa Epiri shtrihej nga lumi Vjosa deri në Ambraki, edhe Amfilohët quheshin gjithashtu epirot.
Shtrohet pyetja çfarë etniciteti kanë patur maqedonët dhe epirotët e vjetër? Kjo është një pyetje që e ka marrë përgjigjen nga vetë autorët antik.


Maqedonët dhe epirotët ishin të një etnie me ilirët ose e thënë ndryshe ishin ilir. Maqedonia është quajtur Emathia që në shqip do të thotë e mathia apo e madhja. Kryeqyteti ishte Pela, që do të thotë po pela në shqip, pasi maqedonët mbaheshin për rritës kuajsh dhe ka shumë emra vendesh me këtë emër. Ka një mal me emrin bora, që i përgjigjet po fjalës bora në shqip, pasi ai duhet të ketë ndenjur me borë gjatë gjithë vitit.
Straboni, pohon se popullsitë që ndajnë territorin e saj janë epirotët, ilirët, beotianët dhe thrakët(Mathiu Aref, Shqipëria… f.66) Maqedonia është konsideruar si pjesë e Thrakisë.(Hekateuc frag 115)
Pra, Straboni e tregon qartë se nuk ka ndonjë etni maqedone të veçantë, thjesht janë disa fise ilire, thrake, epirote, të një etniciteti, të cilët sundoheshin nga një mbret. Territoret e saj, herë bëheshin të ilirëve, herë të epirotëve dhe herë të thrakëve, kjo varej se sa i zoti ishte mbreti që t’i mbante nën pushtetin e tij.


Homeri tek “Iliada”, i quan maqedonasit paion.(Ilirët dhe Iliria f.10) Straboni thotë të njëjtën gjë tek gjeografia, se paionët në viset rreth lumit Aks janë quajtur për këtë, amfaksitë.(Ilirët dhe Iliria. f.162)
Herodoti thotë po të njëjtën gjë dhe i vendos paionët rreth lumit strymon.(Ilirët dhe Iliria f.17) Justini i quan maqedonasit si pellazgë.(Ilirët dhe iliria f.291)
Straboni i quan si të njëjtës etnicitet si maqedonët dhe epirotët, pasi ai e shtrin konceptin e Maqedonisë deri në Korfuz, për arsye se të gjithë këta kanë të njëjtën kulturë dhe të folur.(Ilirët dhe Iliria f.160)
Plini plak thotë se: “Epiri do të jetë quajtur Dryopid. Ai ishte i biri i Apollonit dhe Dias, bijës së Lykaonit ilir”.(Plini Plak, lib IV 2.2) Sipas Arkadhasve Dryopi, është pasardhës i mbretit Lykan të birit të Pellazgut. Kurse Epirja është bija e Ekionit dhe Agavës, motrës së Ilirit, pra mbesa e Ilirit. Krahina e Epirit mban emrin e saj.


Epir, nga shqipja do të thotë i epërm, pra i lartë. Grekët thonë se ia kemi vendosur ne emrin “epir”, për të treguar tokën stere, pra një tokë mbi ujë. Grekët antik, që ia kanë vendosur, siç e pamë, kanë folur një gjuhë shqipe dhe fjala Epir është shqip. Nëse ajo e ka kuptimin që është tokë mbi ujë, atëherë është shqip e epërme, pra e lart. Nëse sot do kishim dhe dialekte që kanë folur grekët e lashtë, do të dilte në shesh e vërteta, pasi shqipja ka sot ato pak fjalë, që njohim nga ata dialekte që fliteshin nga një popull pellazgo-ilir. Kjo fjalë mund të ketë kuptimin se ishte i epërm pra i lartë, ngaqë aty ishte orakulli i Dodonës, dhe pellazgët epirot quheshin edhe si hyjnor dhe me ta nuk bënte luftë njeri se ishin të shenjtë. Autorët antik, e quanin orakullin e Dodonës si pellazgjik, po kështu dhe epirotët.
Epirotët flisnin të njëjtën gjuhë me maqedonët. Plutarku (Pirrua 11) thotë se: Maqedonasit dhe epirotët flisnin të njëjtën gjuhë, një idom aq të ngjashme aq sa merreshin vesh me lehtësi, me njëri-tjetrin”.Territoret e “ashtuquajtura greke”, fillonin në gjirin e Ambrakisë dhe në grykderdhjen e lumit Peneu. Këtë na i vërteton Pseudoskilaksi, Straboni etj.


Pra, nga të dhënat e autorëve antik maqedonasit dalin si paion, pra ilirë si epirot dhe si pellazgë. Meqë nga historianët më të mëdhenj dhe më serioz të antikitetit janë quajtur si paion, atëherë ata kanë qënë të një etnie me ilirët. Epirotët, të cilët edhe sot përbëjnë një pjesë të madhe të atij që quhet komb shqiptar, janë quajtur pellazg ashtu si maqedonët dhe të një etnie me ta, kështu që epirotët dhe maqedonët janë një kombësi me njëri tjetrin, si dhe me ilirët. Të gjitha faktet historike të sjella nga autorët antik, tregojnë qartë etnicitetin ilir.


Siç e kemi parë edhe vetë, grekët e vjetër, ishin pellazg, por nga Hellada e vjetër vetëm pellazgët apo arvanitët kanë mbetur, pasi kombi modern grek ka gjak shumë të përzier me sllav, vllah, turq, egjiptian dhe në njëfarë mënyre vetëm arvanitët mund të pretendojnë se janë grekët e vjetër dhe jo racat e tjera që përbëjnë kombin grek.


Pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë që historikisht dhe antroplogjikisht është etnia më e vjetër dhe më autoktone në Evropë, janë qesharake, pasi kërkohen nga një racë që nuk ka të bëjë fare me grekët antik që ishin pellazg dhe pasardhës të tyre janë vetëm shqiptarët arvanit, që kanë kaq vite që po iu bëjnë terror psikologjik për t’iu mbushur mendjen se duhet të bëhen disa grek artificial, kur në të vërtetë ata janë grekët e vërtetë, pasi ishin pellazgët ata që lindën kombin antik grek. Deri në Korinth edhe sot del një popullsi që antropologjikisht ka karakteristikat e shqiptarëve të sotëm.
Aleksandri i Madh, gjuhën e nënës kishte maqedonishten apo ilirishten dhe greqishten artificiale që përdorej për letrat, ia mësoi Aristoteli. Plutarku vë në dukje se ka një gjuhë maqedonase pasi gjeneralët e moshuar maqedon e përshëndetnin Aleksandrin në maqedonisht.
Polibi thotë se: “Etolianët, akarnanët dhe maqedonasit janë njerëz të një gjuhe të ndryshme nga greqishtja.(Polibi IX, f.37) Askush nuk mund të tregojë sot, se sa e ndryshme ka qënë greqishtja nga gjuhët e tjera pellazgo-ilire.


Çështja tjetër kur bëhet krahasimi me gjuhët e tjera, bëhet me gjuhën që fliste populli pellazg i Greqisë së asaj kohe, apo me gjuhën artificiale greke, që Sokrati thonte që duhej ta mësoje, që të ishe grek.


Meqë maqedonët mund të përdornin gjuhën greke në monedha, kjo nuk do të thotë se janë të një etniciteti me këta grekët e sotëm. Grekët e sotëm e përdornin greqishten po kaq artificialisht siç e përdornin vet grekët antik, mbretërit maqedon, ilir, thrakë, që e kanë një gjuhë artificiale dhe jo të etnisë së tyre. Ajo gjuhë ka qënë ndërkombëtare artificiale dhe si e tillë përdorej nga të gjithë. Pra maqedonët ishin të një kombësie me ilirët dhe epirotët. Me emrin Hiperboreal tregohej një vend ku vinin shpirtrat dhe që disa mendojnë se është Epiri. Shqipja, është ajo që jep kuptimin e fjalës hiperboreal nga hipër që do të thotë sipër, pasi hip tregon diçka që është sipër, plus boral, pra që tregon borën pasi vendi konsiderohej i ftohtë.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *