Monday, February 16, 2015

Pakica Serbe në Kosovë Marrëveshje nën prezencën e BE-së , kurse Shqiptarët dhe UÇPMB-ja quhet terroriste


Në Kosovë Marrëveshje nën prezencën e BE-së për drejtësi, diskriminim dhe shkelje e amnistisë së UÇPMB-ës


Kryetari i gjykatës Themelore në Mitrovica duhet të jetë nga pakica Serbë sipas marrëvëshje së arritur më 10 shkurt në Bruksel nën prezencën edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE , znj.Federica Mogherini, kurse nga Kryeministri i Republikës së Serbisë z.Aleksandër VUQIÇ , kurse nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA. .




Ku mbeti reciprociteti në këtë rast Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit e Preshevës sa gjykatës e prokuror jan shqiptarë . Të kujtojm që Presheva si Njësi e Admnistrimit Lokal nuk ka fare Gjykatë por duhet të kaloj Bujanocin dhe të shkon në Qytetin e Vranjës edhe për një pagesë më të ulët të kundërvajtëse duhet të merr rrugën për Vranjë që ndodh sa është xhoba po aqë nganjëhere iu del kostoja e vetë rrugës dhe maltretimet tjera se me gjykime e gjëra tjera as që përmendët . Kurse Medvegja fare nuk gjykat por duhet të shkon në qytetin e Leskocit në Gjykatë .

Jo vetëm që është në Gjykatë edhe përfaqësimi në polici nuk është fare . Në Kosovë Kamandanti Rajonal i Mitrovicës duhet të jetë nga pakica Serbë sipas marrëveshjes . Kurse Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit e Preshevës në polici nuk jan të përfqësuar fare kurse në zingjirin komandues as që brengoset dikush .

Bujanoci ka kod-tabela të veta të regjistrimit të automjetit , kurse Presheva nuk ka dhe duhet të kaloj Bujanocin për të shkuar në qytetin e Vranjës për ti rexhistruar automjetet të udhëtarve,transporrtuese dhe të bujqësisë . Kurse Medvegja në qytetin e Leskocit shkon për rexhistrim . Serbia i ka ndarë dhe shpërndar shqiptarët kështu , duke vazhduar për ti përqarë e sunduar , për ti diskriminuar dhe që të ikin .

Dihet botërisht që njëherë i ka amnistuar ushtarët e UÇPMB-ës e tani i quan terrorist ju ban skenime , ndjekje e kurdisje për ti burgosur e për t’ju bërë gjygje politike . Njëher i ka amnistuar dhe ka bër marrëvshje në Konçul nën prezencën dhe mbykqyrjen e huaj politike së bashku me faktorin ushtarak të Paktit NATO dhe tani i quan ushtarët e lirisë terroristë . Më 20 janar 2012 e hoqi Lapidarin e UÇPMB-ës të vendosur në Preshevë tani i quan edhe shumë fuqishëm si nga Parlamenti dhe Qeveria Serbe i quan gati zyrtarisht si terrorist , kjo i bie që shqiptarët nuk kan të sigurt të qëndrojn në tokat e veta shekullore në krahinën e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin komunat Medvegjë , Bujanoc e Preshevë .




16 Shkurt 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *