Friday, December 26, 2014

The Times: Merkel, njeriu i vitit

“Gruaja që na duhet në një botë plot me burra të rrezikshëm”. Është ky ndoshta përcaktimi më i saktë për Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila është shpallur nga e përditshmja britanike “The Times” si njeriu i vitit.
Gazeta e njohur londineze shkruan ndër të tjera në motivacionin për këtë çmim se “Gruaja e Hekurt” e Europës ka një kontribut të madh në sigurinë dhe stabiletin e kontinentit në këtë vit të trazuar sfidash gjeopolitike.
Sidomos, pas përkeqësimit në rritje të situatës me aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe vijimit të konfliktit civil në lindje të Ukrainës. Është pikërisht Kancelarja – që duke shfrytëzuar edhe marrëdhënien e saj të konsoliduar personale me Vladimir Putinin ndër vite – ka kontribuuar sipas “The Times” në parandalimin e një avancimi agresiv rus drejt perëndimit.
Merkel si një figurë qëndrore në arkitekturën politike të Bashkimit Europian, gjithnjë e më shumë po çimenton edhe pozitën e saj si një ndër gratë më influente edhe në botë.
Më parë me këtë vlerësim zonja Merkel është nderuar edhe nga revistat amerikane Time, apo Forbes. Por mbetet ende në pikëpyetje, nëse Kancelarja do ta përfundojë mandatin e saj të tretë në krye të qeverisë gjermane, pasi vijojnë ende spekulimet se ajo ka ndër mend të tërhiqet në jetën private në 2016.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *