Këtu e
tridhjetë vjet më parë të rejat e të rinjtë grekë studionin në
Universitetin “ Shën Cirili dhe Metodi “ të Shkupit. Qeveria e
atëhershme greke nuk ua njihte Diplomat atyre që studionin në Maqedoni,
dihet edhe sot është ky kontekst shkaku i emrit – Maqedoni. Të rinjtë
grekë si Universitet më të afërt zgjodhën Universitetin e Prishtinës.
Disa studionin në gjuhën shqipe disa në gjuhën serbe. Studentët
arvanitas ishin regjistruar nëpër fakultete me mësim në gjuhën shqipe,
por, kishte edhe studentë grekë të cilët studionin në gjuhën shqipe.
Meqë më kishte dalë emri si mësonjës i mirë i gjuhës shqipe për të huaj,
rastisi që përveç amerikanëve, zvicëranëve, anglezëve, kroatëve,
serbëve, brazilianëve etj., gjuhën shqipe t’ ua mësoja edhe tre të
rinjve arvanitas. Emrat e të cilëve nuk do t’ i përmend, me qëllim që të
mos u bëj keq pa dashje ish studentëve të mi arvanitas të, s’ ma nxë
goja, por duhet ta them, të asimiluar!
Në banesën time, “Rr. Aktash 3”, u futën dy vetë një grua dhe një burrë, të cilët atëherë mund të ishin afër 45-50 vjeçarë, pas tyre vinin dy djem të rinj. Ime shoqe si nikoqire e shkëlqyer edhe pse e re, e mbushi tryezën me lloj-lloj ushqimesh e frutash sa nuk nxinte më. Djemtë e tyre si petritë zunë një kënd poshtë minderit, sepse më të mëdha kishim zemrat sesa minderët në dhomën tonë të vogël, prej dymbëdhjetë metrash katrorë e që ishte dhomë pritjeje, kuzhinë e dhomë gjumi.
Ana nëna e tyre jepte e merrte me neve, në një arvanitase të shkëlqyer. Caktuam kohën e mësimit: ditët dhe orët. Mësimin e mbaja në dhomë time të vogël. Të dy palët ishim të kënaqur, këtë e shprehte Ana orë e çast. Babai i tyre që me ndrojtje u prezentua si arvanitas nuk e di në foli ndonjë fjalë më shumë apo jo. Po Ana si Ana tha:
-Ai është skipëtar, po nuk di skip!
Ana, i shoqi, djemtë dhe më vonë vajza Marilena, hynin e dilnin, në banesën tonë si në shtëpinë e tyre. I ati i tare pas disa ditësh u kthye në Greqi sepse kishte punë.. Me fëmijët mbeti Ana. Ana u bë pjesëtare e pandashme familjes sonë të vogël. U mësuam mësuam dhe s’ rrinim dot pa të. Ana një konak e mbante me muhabet. Fliste shumë. Fliste pa dorëza. Si u njohëm mirë e mirë Ana tha:
-Unë jam greke. Burri im është arvanitas, skipëtarë çë thoni juve. – unë dhe shoqja ime e shohim njëri – tjerin në sy. Bën shaka kjo me neve!
-Ti greke dhe di shqip, e burri jot arvanitas dhe nuk di...!?
Ana me një çamërishte të shkëlqyer filloi të na sqarojë:
-Po. Burri im është arvanitas, ai është çam. Dini ju kush është çamëria?
-Po. – u përgjigjëm që të dy.
-Burri im ka gjak skipëtari. Po, nuku di skip! Çish më shikon ashtu!?
-Po ti si e ke mësuar skipen? – e pyesim që të dy me time shoqe.
-Unë kam lindur dhe jam rritur në një katund arvanitas rrethi i Gumenicës. Aty e kam mësuar gjuhën skipe.
Ana fliste një arvanitase, një çamërishte të pastër si loti. Unë dhe ime shoqe menduam se ajo kishte frikë të deklarohej si arvanitase. Por Ana si Ana, me gjuhën e saj shpatë, e kuptoi dyshimin tonë. Që të na bindë, se me të vërtetë ishte greke, ia nisi rrëfimit:
-Kur u fejuam me burrin tim, motrat e tij e kishin kundërshtuar fejesën tonë sepse e dinin se unë isha greke. Ato dëshironin që vëllai i tare të merrte arvanitase, një nuse nga soji i vet! Atë ditë kur më morën, unë nusëroja te shtëpia e tyre, motrat afroheshin dhe thoshin:
-Ë vëllai u martua me një palo greke !
-Ato shpreheshin në gjuhën e mëmës së tyre, në gjuhën arvanitase, se unë isha greke dhe nuk do të mirrja vesh se çish (çfarë) thoshin ato! Kur morën vesh se unë e dija gjuuhën arvanitase, kunatat e mia tre vjet nuk më dolën përpara. Kishin turp.
-Po tani keni muhabet?
-Po, po tani shkojmë e vimë. Ato më kërkuan falje.
-Ditën kur Ana do të nisej për në Greqi erdhi te neve që të përshëndetet dhe të na lavdërojë për mikpritjen që i bëmë familjes së saj. Pasi i uruam rrugë të mbarë. Ana foli me me një shqipe të pastër si loti:
-Profesor për ty, Afërditën dhe Almën (atëherë e kishim vetëm Almën) dera e shtëpisë sonë do të jetë e hapur përgjithmonë.
Ana iku e mallëngjyer. Ikën dhe fëmijët e saj me diplomat e Universitetit të Prishtinës nën sqetull. Kaluan tridhjetë vjet dhe nuk u pamë më, me Anën llafazane. Me Anën e lezetshme. Me Anën zemërmirë. Me Anën e dy djemve si petritë dhe vajzës Marilenë si shtojzovalle. Nuk dimë në rronë apo nuk rron! Ana e Gumenicës rron në zemrat tona.
Burimi: REVISTA-CAMERIA

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *