Tuesday, December 08, 2015

Ambasada Amerikane i terheq veshin Opozites


Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës në kryeqytet. Përmes një deklarate të shkurtër, Ambasada Amerikane është shprehur se e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur është simbol i
një shoqërie të shëndetshme, por aktet e dhunës
nuk përputhen me vlerat demokratike. Ja cili është i plotë, qëndrimi i kësaj ambasade:


“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin  të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *