Tuesday, November 24, 2015

Putin kërcenon Turqinë me sulme. Mblidhet urgjent Asambleja e Nato-s



Putin deklaroi sot se shtetet e G20-ës po financojnë ISIS, duke thumbuar Turqinë, Arabinë Saudit dhe Katarin.
Kjo duket të ketë rritur tensionin mes palëve.
Por rrëzimi i avionit rus ditën e sotme ishte ndoshta pika më e nxehtë në marrdhëniet mes dy vendeve.

Incidenti bëhet edhe më i rëndë duke qenë se Turqia është anëtar i NATO-s.
Sot pasditë këshilli i sigurisë së NATO-s do të mblidhet në Ankara për të diskutuar rreth këtij incidenti.
Ndërkohë që pritet edhe reagimi i Putin i cili pikërisht tani po flet për televizionin Russia Today.
Por sipas zv/presidentit të Dumës ruse Nikolai Levicev ajo që Turqia bëri sot është heqja e maskës.
“Duhet të evakuojmë gjithë qytetarët rusë në Turqi. Turqia po tregon solidaritet karshi terroristëve. Ata më në fund hoqën maskën duke treguar se janë mbështetësit më të flaktë të ISIS”, tha Levicev.
Ndërkohë që gjithë Perëndimi po përgatit luftë ndaj ISIS, Turqia përpiqet t’i vendosë shkopinj nën rrota Rusisë, vendit që po udhëheq luftën ndaj terroristëve.
Rrëzimi i avionit rus ndoshta është një kurth i Erdogan për Putin.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *