Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizaj mund të jenë vrarë pasi u arrestuan nga
policia maqedonase në përfundim të aksionit të 9 dhe 10 majit në Lagjen
e Trimave në Kumanovë.
Dyshimet hidhen nga një shkresë që Ministria e Jashtme e Maqedonisë i ka dërguar Ambasadës Kosovare në Shkup, e publikuar nga televizioni Alsat Maqedoni.
Përmes këtij dokumenti, informohen autoritetet kosovare mbi identitetin e shtetasve nga Kosova, të arrestuar gjatë aksionit në Kumanovë. Shkresa përmban një listë me emrat e 23 kosovarëve të arrestuar, mes të cilëve, Mirsad Ndrecaj e Beg Rizaj.
Më pas, të dy këta persona rezultuan të vdekur dhe u varrosën me nderime në Kosovë, si ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në listë janë shkruar dy herë, emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut. Ndërsa Muhamed Krasniqi përmendet në listë edhe me identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi. Të dy identitetet kanë të njejtën datë lindjeje e vendbanim.
Të gjitha këto detaje mbulojnë me mister, rrethanat e vdekjes së Mirsad Ndrecajt e Beg Rizajt, por edhe të 8 pjesëtarëve të tjerë të grupit të armatosur të Kumanovës, disa prej të cilëve shfaqen të gjallë në videon e arrestimit që policia maqedonase publikoi pas përfundimit të operacionit.
Mbi të gjitha këto dyshime, sipas mediave maqedonase, mund të hidhet dritë nëse kërkohet një hetim nga pala kosovare apo ndërkombëtarët.
Media të ndryshme u referohen edhe të tjerë emrave që u shpallën si të arrestuar, por që më pas u raportuan si të vrarë gjatë sulmit të Kumanovës.
Operacioni i 9 dhe 10 majit përfundoi me 22 viktima, mes të cilëve 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *