Hüsrev Tabak, zëvëndës presidenti CESRAN
(Qendrës Strategjike për Kërkime dhe Analiza), në një analizë botuar në
gazetën më të madhe turke Today’s Zaman i kushton vëmendje deklaratës
së ish futbollistit të famshëm Hakan Şükür, i cili deklaroi që ishte
shqiptar. Tabak përshkruan shkurt marrëdhëniet turko-shqiptare në vite,
dhe thekson se shqiptarët në Turqi
tashmë po zgjohen. Sipas tij Turqia
duhet t’i kushtojë shjumë rëndësi shqiptarëve, sepse sipas tij ata
tashmë shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në
Parlament, megjithëse përkatësia e tyre politike nuk ndjek një linjë
etnike.dhe thekson se shqiptarët në Turqi
Zgjimi shqiptar: Krimbi është kthyer!
Deklaratat e artikuluara nga Hakan
Şükür, një ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet në
parlament, tërhoqi shumë vëmendje dhe i kujtoi publikut se në Turqi
jetojnë shqiptarë etnikë. Şükür deklaroi: “Për hir të unitetit kombëtar,
diskurset racore duhen lënë mënjanë. Nëse ne i perceptojmë dallimet që
kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atëherë jemi ne ata që humbasim.
Për shembull, unë jam etnikisht shqiptar, dhe nga këndvështrimi i parë
(nëse do të marrim etninë si faktorin primar që përcakton kombësinë),
unë nuk jam turk. Por kjo gjë nuk na çon ne drejt së vërtetës. Duke bërë
këtë, ne të gjithë do të jemi në kërkim të asaj çfarë është e drejtë.
Në këtë pikë shteti duhet të jetë në kërkim të drejtësisë.”
Konkluzioni që del nuk është
njëanshmëria e medias kundër partisë që është në pushtet, ose qasja ndaj
etnisë dhe diversitetit etnik. Përfundimi i vërtetë i këtij incidenti
është se kjo ishte një thirrje për një zgjim të komunitetit shqiptar,
identiteti etnik i të cilit ka mbetur nën sipërfaqen e shoqërisë për më
shumë se gjashtë dekada në Turqi.
Rrënjët e multikulturalizmit në periudhën osmane
Prania e shqiptarëve etnikë në Turqi
është një trashëgimi e mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane. Që nga
fundi i shekullit të XIX-të, populli shqiptar në Ballkan emigroi për në
zemër të Anatolisë, për shkak të luftërave dhe presioneve politike që
kanë hasur vendet e tyre. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës
republikane, lejoi emigrimin e shqiptarëve etnikë në vend.
Historia Osmane, veçanërisht e shkruar
nga nacionalistë, mallkon shpesh përfshirjen e shqiptarëve muslimanë në
rebelimet e shekullit të XIX-të që rezultuan në toka të ndryshme në
Ballkan, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në të cilat ushtria Osmane
humbi kontrollin. Nga ana tjetër, historia shqiptare akuzon osmanët se
kanë shfrytëzuar Shqipërinë për më shumë se katër shekuj. Përveç kësaj,
që kur shqiptarët luftuan dhe u çliruan nga osmanët, ato historikisht i
kanë parë osmanët si “të tjerë” dhe Turqinë si pasardhësit e vetëm të
këtyre “të tjerëve”.
Për këtë qëllim, Turqia pothuajse
asnjëherë nuk ka pasur problem me shqiptarët si minoritet. Për këtë kanë
luajtur rol dy faktorë. Në rradhë të parë, emigracioni i shqiptarëve u
pranua nga Turqia sepse këta shqiptarë kishin deklaruar, përmes vizave
që kishin marrë nga trupi diplomatik turk në Jugosllavi, se ata ishin
etnikisht turq.
Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, sepse
ato mund të flisnin gjuhën turke; turqishtja ishte folur në vendin e
tyre që në kohën kur ato kishin qenë të pushtuar nga osmanët. Përveç
kësaj kultura e tyre ishte e përzier me kulturën turke, dhe kështu nuk
kishte shumë dallime jeta urbane shqiptare nga jeta urbane turke,
dallimet ishin të dukshme vetëm në jetën që bëhej në fshat. Në fakt
situata mbetet pothuajse e njëjtë edhe sot në Kosovë: Afërsisht 200000
njerëz mund të flasin turqisht edhe pse vetëm një e katërta e tyre e
deklarojnë veten etnikisht si turq. Në fund të fundit, për shkak se vala
e emigrantëve që erdhën në Turqi deklaruan se ishin turq, dhe për shkak
se ato ishin mirënjohës ndaj Turqisë, se ajo u hapi dyert dhe u
mundësoi një mënyrë për të fituar jetesën, ato nuk kanë insistuar në
njohjen e identitetit të tyre etnik autentik.
Së dyti, Turqia kurrë nuk ka lejuar që
pakicat të flasin në skenën politike në mbrojtje të të drejtave të tyre
etnike dhe ka qenë gjithmonë për asimilimin e minoriteteve në kombin
turk. Shqiptarët, kanë qenë gjithmonë bashkëpunues për lulëzimin e
Turqisë, ishin të lumtur të ishin pjesë e një kombi, himni i të cilit
ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoj.
Ndikimi i shqiptarëve në punët e jashtme
Pamja e mësipërme tregon se shqiptarët
kanë qenë njerëz besnikë të shtetit dhe kombit turk dhe se kjo besnikëri
është krijuar nga shqiptarët duke lënë jashtë politikës përkatësinë dhe
identitetin e tyre etnik. Deklaratat e Hakan Şükür verifikojnë
pikërisht këtë gjë.
Megjithatë, duke parë anën tjetër të
medaljes, ne do të marrim një ide më konkrete të vendit që zënë
shqiptarët në trekëndëshin përkatësi etnike, besnikëri dhe kombësi.
Gjatë kohës kur deklarata e Hakan Şükür u përfol shumë në mediat
shqiptare, një figurë kyçe e komunitetit shqiptar në Turqi, presidenti i
marrëdhënieve ndër parlamentare Turqi-Shqipëri dhe deputeti i Izmirit i
partisë AK, Rıfat Sait, duke miratuar identitetin shqiptar të Hakan
Şükür, deklaroi: “Unë jam shqiptar. Sot janë rreth 50 deputetë shqiptarë
nga parti të ndryshme në Parlament.”
Në të vërtetë, kjo është diçka për të
cilën publiku në Turqi nuk di gjë dhe nuk e ka dëgjuar më parë. Turqia
ka vuajtur gjatë nga nacionalizmi ndonjëherë racist turk i ushqyer nga
pushteti dhe forcat militariste të opozitës kurde, ndërkohë që këto dy
forca zënë shumicën e vendeve në parlament. Shqiptarët janë grupi i
tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament, megjithëse përkatësia e tyre
politike nuk ndjek një linjë etnike.
Deklaratat e fundit në lidhje me praninë
shqiptare në Turqi janë me të vërtetë një shenjë e një zgjimi politik
që është mbështetur nga marrëdhëniet ndërshtetërore të Turqisë. Prandaj
ky është një veprim në një kohë të përshtatshme që ndoshta mund të
reflektojë në draftin e Kushtetutës së re.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *