Tuesday, November 11, 2014

Vizita e Kryeministrit shqiptarë dje tregoi , që lufta shqiptaro-serbe nuk ka përfunduar


Shkruan : Refik HASANI

Sivjet ndodhën dy ngjarje që treguan që raportet shqiptaro-serbe herë jan të ngrira e herë fillojn të shkrihen paksa .
Njëra ngjarje , ishte ndeshja kualifikuese për kampionatin botëror 2016,në mes të Shqipërisë dhe Serbisë të zhvlluar më datën 14 tetor në stadiumin e Beogradit ku u valëvit flamuri me Shqipërinë etnike dhe figurat e heronjve Ismail Qemali e Isa Boletini. Dhe rasti i dytë ishte dhjetë Nëntori që Kryeministrit shqiptarë vizitoi pas 68 viteve Beogradin.
Të dy këto raste dhan mesazhe të qarta për të gjithë qarqet Diplomatike ,instutucione , politike jo vetëm të këtyre dy popujve , por treguan dhe e forcuan bindjen që këto dy popuj ende nuk jan gati , nuk jan as afër që të harrojn të kaluarën dhe të ecin përpara .Veçmas vizita dje që ishte një pasqyrim i drejtë , real dhe shumë objektiv që Serbia nuk është e gatshme të pranoj luftrat që ka zhvilluar dhe gabimet jo të largta që ka bërë në një periudhë mbrenda pak më shumë së një shekull ndaj popullit ton .
Të gjithë duhet ta pranojm që lufta në mesë të dy popujve është shpallur nga Serbia , kurse ne shqiptarët ishim më të dëmtuarit . Po ashtu dje u vrejt që Kryeministri shqiptarë për herë të parë në historin e dy popujve u tregua dje në Beograd që tani e tutje populli serbë nuk mundë të ndikoj në rrjedha të shoqërisë shqiptare si që ishte rasti me ndikimet e Beogradit që pati mbi Tiranën zyrtare në kohën e mbretërisë Shqiptare dhe në kohën gjatë luftës së dy botërore .
Për tu bërë ndërperja luftës jo e shpallur në mesë të dy popujve më të mëdhenjë në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës që jan Shqiptarët dhe Serbët,duhet të jen të pajtuar dy anët e kjo ende nuk është treguar , që edhe dje është vërtetuar .
11 Nëntor 2014

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *