Vëllezërit Valon e Veton Berisha kanë dështuar që me Norvegjinë të kualifikohen në “Euro 2016”. Norvegjia në “play off” u eliminua
nga Hungaria. Por, me gjithë mbetjen jashtë të vëllezërve Berisha, futbollistë shqiptarë pritet të jenë më të shumtit në kampionatin që do mbahet në Francë, prej 10 qershorit deri më 10 korrik të vitit tjetër.
Në “Euro 2016” pritet që të jenë të paktën 30 futbollistë shqiptarë. Ky numër i madh i lojtarëve do të bëhet i mundur për shkak të kualifikimit të Kombëtares së Shqipërisë që, për herë të parë, do të marrë pjesë në një ngjarje të madhe futbolli. Shqipëria në Francë do të dërgojë 23 futbollistë shqiptarë. Të paktën gjashtë shqiptarë pritet të luajnë për Zvicrën, nga një për Gjermaninë e Belgjikën.
Në Europian do të paraqiten 24 përfaqësuese të futbollit nga kontinenti i vjetër. Shqipëria është në mesin e përfaqësueseve që bazohet vetëm në lojtarët e saj, përkatësisht te shqiptarët, pasi nuk ka asnjë të huaj të natyralizuar. Nuk ka lojtarë të nacionaliteteve të tjera. Në fakt, Shqipëria ka shumicën e lojtarëve të rritur jashtë saj, në vende europiane. Por që të gjithë janë shqiptarë dhe kanë prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës
http://www.panorama-sport.com
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *