Nga: Leon Molla
Në ditët e fundit ka patur reagime të forta kundër Paskal Milos i cili ka pretenduar për origjinën e Vojsava Kastriotit duke thënë se është me origjinë serbe dhe se Gjergj Kastrioti ka luftuar për kryq dhe jo për Atdhe.
Nga shumë të tjerë ka qenë dhe reagimi në rrjetet sociali të gazetarit Leon Molla që tregon se Vojsava quhej Vjosava dhe se ishte e bija e derës fisnike Tribalte dhe mbesa e derës së Dukagjinasve.
Më poshtë po publikojmë postimin e plotë nga Leon Molla.
Këto 24 orët e fundit në rrjetet sociale kanë postuar shumë përsona opinionet e tyre, poshtu ka patur shumë nga ata që kanë ofenduar rëndë Paskal Milon sepse ky ka thënë se Vojsava Kastrioti na qenka sllave dhe se Gjergj Kastrioti ka luftuar për kryq e jo për Atdhe.
Kjo deklaratë e tij nuk më ka shqetësuar aspak sepse tashmë dihet që për të përbaltur figurat e Kombit tonë po hidhen para nga turqit, sllavët dhe grekët, kështu që dhe Paskalit i pëlqejnë të hollat si shumë të tjerëve që kanë folur e ofenduar publikisht figurat e Kombit tonë.
Pa dashur të zgjatem dua ti them Paskalit që Fisi i Tribalëve (Tri-Balte) versioni Francez i hartave kryqtare -Motriba- (mo-triba-l), shqip -Tribalët e mi- kanë qenë Arbëror.
Vojsava (Vjosava) -Vjosa-va- që fatkeqësisht gjithmonë në emrin e saj kemi vendosur « j » pas « o » dhe jo siç është realisht « j » para « o » me apo pa qëllim këtë nuk e di pse e kanë përdorur kështu…
Pra Vjosava është bija e një fisniku të derës së Tribaltëve (Tri-Baltave) dhe mbesa e Dukagjinasve sepse nëna e Vjosavës ka qenë halla e Lek Dukagjinit.
Deri më sot asnjë libër të autorëve perëndimor apo dokument arkivor nuk është gjetur ku mund të tregojë që Gjergj Kastrioti ka lidhje gjaku me sllavët.
Sa i përket hipotezës tjetër të Paskalit që Gjergj Kastrioti ka luftuar për kryq e jo për Atdhe, për mua kjo është qesharake sepse vetë armiqt e tij nuk e kanë thënë këtë gjë, poashtu në të gjitha portretet e tij nuk e ka asnjë të vetme me kryq, se po të kishte luftuar për kryq do i kishte portretet si të krajlave serb apo sulltanëve me gjysmë hëna.
Sot është fjala e lirë dhe ka të drejtën të shprehë mendimin e tij dhe me ato mendime që ai shpreh në radhë të parë tregon që nuk është studjues i mirfilltë por një argat i paguar nga armiqt tonë shekullorë.
Po si ky tipi Paskal kanë përkthyer Paskalët e tjerë veprën e Marin Barletit nga Latinishtja në Shqip dhe fatkeqësisht nuk është përkthim i saktë sepse përkthimi i veprës së Marin Barletit nga Latinisht në Frengjisht (1552) nuk përputhet me disa fakte e histori me atë të përkthyer në Shqip.
Pra historia e Kombit tonë është nëpërkëmbur qëllimisht prej kohësh dhe vazhdon të nëpërkëmbet nga vetë Shqiptarët.
Ju përshëndes,
Leon Molla, përfundon postimin në rrjetin e tij social facebook.
MEDIA INDEPENDENT
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *