Tuesday, May 19, 2020

Halil Matoshi i Bashkimit Islamik kunder Bashkimit Kombetar

Halil Matoshi eshte nje nder gazetaret
me te njohur te botes shqiptare, edhe pse ai vete ka deshire qe te jete vetem i Kosoves. Qe te jemi realiste, nuk eshte vetem i njohur por edhe cilesor.
Nderrimi i qendrimeve eshte dicka natyrale sepse jo gjithmone ngjarjet rrijedhin sipas logjikes se paster. Megjithate apo megjithkete, Skajshmeria eshte e pafalshme nga ana morale per nje intelektual, sic eshte Matoshi.
Ne vitin e larget 1992, ne kohen qe Matoshi ishte i ri dhe i papjekur, kerkoi nje fare Konfederate Islamike: Kosove-Shqiperi-Turqi-Sanxhak-Bosnje… me-the-e-te-thash, jo ne variantin e thashethemeve.
“Shqiptaret etnike me nje truall ideal per nje Republike Islamike, me mbi 80 % te konfesionit islam, ndoshta nuk do ta leshonin rastin per te provuar ndertimin e shtetit mbi baza fetare.

Konfederata Turqi – Shqiperi Etnike- Sanxhak – Bosnje ia siguron islamit kontinuitetin historik ne keto ane te botes, premton lidhje te forta financiare me Irakun, Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tere boten islamike.’’ – thoshte Halili.
Tragjike po, por edhe komedi. Kur shikon mbrapa, ne dekadat e kaluara, te duket cudi qe nuk i eshte bashkuar treshes se famshme te humorit dardan: Qumili-Leci-Cima.
Halil Hajgarexhia nuk mendonte per shumicen e shqiptareve myslimane, te cilet ne asnje rast nuk do donin nje shtet islamik, sic nuk e donin as te krishteret, ateistet etj.
Ne rastin me te keq, sikur myslimanet te ishin dakord, si mund te behej kjo per te pakten 20% te vellezerve e motrave te feve tjera dhe jo-fetaret?
Fatmiresisht ti, i dashur Halil, nuk kishe fuqine intelektuale dhe atdhetare te Ibrahim Rugoves.
Konfederata te tilla gjithnje na kane uruar serbet, por kjo nuk te ben pro-serb, thjesht ishe nje injorant ‘’me ju dhimte gurit e drunit’’.
Kaloi kjo dhe Halili zuri vend ne eliten gazetareske. Vitet e arta per te ishin ne kohen qe filloi t’i kundervihej pikerisht ‘’hajgares konfederative’’. Doli hapur kunder ekstremizmit islamik. Pastaj, mbase nga kercenimet, e zbut mendimin kunder te keqes se perbashket, por ai beri aq sa mundi. Me kete rast ‘’pergenjeshtroi’’ veteveten. I lumte.
Ne vitet e fundit, Matoshi njihet per qendrimin e tij kunder Bashkimit Kombetar. Duke qene se ishte partizan i bashkimet me cdo lloj rrace, per hir te nje pushtimi apo perrallave historike, sot, cuditerisht, refuzon gjakun e tij. Edhe prania e nje busti te Gjergj Kastriotit ne Prishtine e shqeteson shume. Sa keq.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *