Wednesday, May 06, 2020

Gjergj Kastrioti shpëtoi vazhdimësinë tonë...

Arbana Xharra:
Sot është ditëlindja e Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbeu (Lekë Sunduesi – atëbotë «begu» i marrë nga persishtja këtë kuptim kishte) nga armiqtë e tij. Ata që e morrën peng si fëmijë dhe që e luftuan deri në vdekjen e tij. Po të mos ishte ky edhe ne me sigurinë më të madhe sot do të ishim, ashtu siç s’janë sot më mikenët, dakët dhe
fqinjët tanë trakasit. Prandaj edhe sot Gjergj Kastrioti urrehet kaq shumë nga ata që mallkojnë ekzistencën e kulturës, gjuhës dhe identitetit tonë: ngase ai na shpëtoi vazhdimësinë në mesjetë me shpatë dhe pastaj e deri sot me kultin e tij të pazhbëshëm. Roje na rri në çdo vend të botës. Sa bukur që është; qoftë urrejtjen apo dashurinë ai e mbledh e bënë jetë për pasardhësit e tij. Festë të madhe kemi shqiptarë saherë ta kujtojmë emrin e tij.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *