Brendësia e Tokës mund të fshehë mistere të mëdha. Mendohet se në thellësitë e saj ka rezerva të mëdha ujore, të barabarta me dy apo tre oqeane. Çelësi qëndron tek hidrogjeni që gjendet në shkëmbinjtë e thellësive të planetit. Ky është konkluzioni që mbërrin studimi i një grupi kërkuesish të Universitetit të Arizonës dhe i publikuar në revistën e gjeofizikës “Journal of Geophysical Research-Planets”.
Ata kanë studiuar akumulimin e hidrogjenit në zemër të Tokës përmes modelimeve në kompjuter. Kështu rezulton se hidrogjeni tokësor mbërrin nga re gazrash e pluhurash nga të cilat është krijuar edhe Sistemi Diellor.
Dhe që këtej është bashkuar me materialet shkëmbore në formim e sipër duke u akumuluar në mantelin e planetit tonë. Në fakt hidrogjeni sipas shkencëtarëve është elementi më i bollshëm në univers dhe Toka fsheh nën mantelin e saj nën formën e hidrogjenit 2 ose 3 oqeane. Nëse ky element do të dilte në sipërfaqe me presion të ulët mund të transformohet në ujë të lëngshëm apo avull. Shembull për këtë janë burimet hidrotermale në fund të oqeaneve. Kjo tregon se uji ka origjinë universale parahistorike, çka bën shkencëtarët të mendojnë se mund të krijohet edhe në planetë të tjerë.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *