Në
rrethanat e një gjeopolitike të re dhe gjeostrategjike për
Ballkanin gjithsesi që çështja e Luginës së Preshevës duhet
trajtuar si pjesë e saj gjegjësisht e etnikumit shqiptar. Në këto
rrethana politike çështja e Luginës së Preshevës duhet trajtuar
si tërësi territoriale me gjithë
Kjo
qasje ndoshta që mund të duket edhe hipotetike por tashmë nga
shumë burime të besueshme vetëm se në agjendën ndërkombëtare
është diskutuar mes palëve në negociata, gjithsesi do të sillte
destabilizim politik të rajonit dhe për më tepër jo që nuk do të
zgjidhte problemin politik të Luginës së Preshevës por atë do të
e fuste në një krizë edhe më të rrezikshme atë të një
konflikti të ngrirë dhe që do të ishte vazhdimisht rivalitet mes
Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt vetë pozita gjeografike e
Preshevës dhe Bujanocit dhe nga përbërja e strukturës etnike e
popullatës shqiptare do të pamundësonte një tërheqje të një
vije të re kufitare përmes asaj që po pretendohet “Hekurudhë”.
Është një fakt se Lugina e Preshevës pasurin më të madhe të
saj ka pikërisht në pjesën nën hekurudhën e saj e që në fakt
po pretendohet ti mbetet Serbisë gjegjësisht mbetet Autostrada E-75
që është nyja ballkanike. Po ashtu po mbeten pikërisht me
dhjetëra fshatra shqiptare të pastra etnike nën pjesën e
hekurudhës dhe gjithsesi e tërë komuna e Medvegjës përjashtohet
nga kjo skenë. Nga ky korridor Serbisë nuk po i humbet dalja në
Egje por se vetëm po e zgjeron atë edhe nga Veriu i Kosovë.
Serbia së paku historikisht që nga Kongresi i Berlinit e deri më
sot është munduar ti mbaj nën sferën e influencës së saj daljet
në Adriatik dhe Egje.
Popullata
e Luginës së Preshevës dëshminë më të mirë për
bashkëngjitjen me Kosovës si tërësi kompakte e ka Referendumin e
saj të mbajtur 1992.
Ata
lider politik sidomos nga Kosova që e kanë mbushur vetëm tani së
fundmi gojën plotë Preshevë gjithsesi duhet këshilluar se Lugina
e Preshevës duhet vetëm si tërësi territorial që e ka, ti
bashkohet Kosovës dhe assesi në lojëra për ndarjen e saj. Pasi
që po pikërisht këta lider mbi njëzet vite gjenden në skenën
politike të Kosovës dhe mund të themi asgjë nuk kanë bërë për
çështje e Luginës së Preshevës bile për më tepër kanë
penguar me mekanizmat e institucioneve të Kosovës çdo iniciativë
apo celulë nacionaliste shqiptare që ka vepruar në Kosovë për
çështje e Preshevës edhe atë vetëm për një çmim shumë të
ultë atë për tu treguar para bashkësisë ndërkombëtare si të
“dëgjueshmit e besnikët” e saj.
Në
çështje e Luginës së Preshevës duhet gjithsesi të inkuadrohen
elita intelektuale e politike e kësaj ane pasi që është në numër
të konsiderueshëm e madhe dhe gjithsesi këtu duhet marr mendimin
këshillues të Akademive Shkencore nga Kosova dhe Shqipëria por
duke mos lënë anash sidomos Tiranën zyrtare pasi që më shumë se
Kosova do të ishte kompetente të ishte pjesë e këtyre
negociatave. Vetëm nga kjo përbërje mund të besohej një zgjidhje
e drejt dhe e qëndrueshme për rajonin dhe çështjen e Luginës së
Preshevës e cila është e pazgjidhur.
Valon
Jashari: *
Ma.sc. Historisë, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”,
Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe
aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *