Thursday, July 16, 2015

Kryeministri VUÇIQ, tallet me 50 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Shqipërisë

Shkruan : Mr. Sc . Refik HASANI

Me rastin e vizitës së ditës së djeshme nga Kryeminiitri i Serbisë Aleksandër VUÇIQI në Preshevë dhe në Bujanoc i përqeshi dhe me ironi u shpreh që 50 mijë eurot e ndarë nga Qeveria e Shqipërisë jan shumë pakë , kurse po aqë mjete të ndarë nga qeveria e Kosovës as që i zuri ngoje fare .
Kryeministri VUÇIQ,ka të drejtë kur e dinë që Serbia vetëm për një grushtë të pakicës serbe në Kosovë shpenzon me miliona euro . Tani , së fundmi vetëm për Bashkësinë e Komunave Serbe në veri të Kosovës , Qeveria e Serbisë në qershor të këtij viti, në shqyrtimin e buxhetit i ka ndarë 10 milionë euro. A thua sa mjete ka ndarë Qeveria e Serbisë vetëm për pakicën serbe në Kosovë që nga 10 qershori 1999 e deri më tani . Kurse Qeveria e Kosovës vetëm këto 50 mijë euro ka ndarë ku po aqë edhe ajo e Shqipëris . 

16 korrik 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *